1(1) prilli/Hyra në politikë me besimin e fortë se Shqipëria bëhet

Postuar në 11 Prill, 2021 13:51

Të merresh me politikë nuk do të thotë të bëhesh politikan. Unë nuk jam futur në këtë rrugë për t’u bërë politikan, por unë isha në emigracion dhe më shtyu në këtë rrugë besimi shumë i fortë se ky vend bëhet

Këtë ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Laprakë.  Është një ndër ato gënjeshtrat dylekëshe që nuk merret vesh as përse thuhen.

E para, z. Rama është një politikan sado që nuk e pranon këtë gjë. Ai nuk është as vizionar, ose reformator dhe as ndonjë revolucionar. Është thjesht një politikant me karrierë të suksesshme që përfaqëson fazën më të lartë të sëmundjeve morale të shoqërisë sonë. Përfaqëson kodifikimin e tyre si normë politike.

E dyta, z. Rama ka mbi 20 vjet në pushtet, ose në një karrige pushteti. Si vallë mundet që një mendje racionale mund të pranojë thirrjen për mobilizim nga një njeri i tillë? Cilin ndryshim parapriu politika e tij, përvçse i rendi nga pas ndryshimeve që sjell vetë shoqëria?

E treta, një intervistë e para disa kohëve për emisionin “Opinion”, z. Rama sqaroi ndoshta për herë të parë sesi kishte ardhur në Shqipëri, se kush e ftoi për t’u bërë pjesë e politikës dhe sesi kishte vendosur. Përrallat se një zë i brendshëm e thirri pranë atdheut për të dhënë më të mirë, besimi se Shqipëria mund të bëhet, nuk ecin shumë përkundrejt të vërtetave që te politika shqiptare janë kaq banale.

Banale është e vërteta e karrierës së z. Rama, ndonëse vetë kjo e fundit nuk është e tillë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.