Blloku Opinion
A do ta shndërrojë kriza borxhin privat në borxh publik?
Kulla kundër Zotit
Drejt deflacionit terminal
Përpjekjet e shëndetit publik për të kufizuar pandeminë e koronavirusit kanë sjellë kolapsin më të fortë ekonomik në histori dhe përpjekjet për ta kufizuar atë kolaps kanë sjellë eksperimente të pashembullta në politikën monetare. Rezerva Federale e ShBA-ve ka krijuar nëntë lehtësira të reja në formë kredish, në përpjekjet e saj për të furnizuar të gjithë botën me likuiditet dollari.
Nuk ngjit*
Në Kuvendin e Shqipërisë ishte një debat që tërhoqi vëmendjen e shumë vetëve dhe u pasqyrua nga media të ndryshme. Nuk ishte një debat midis kundërshtarëve politikë, nuk ishte ndonjë debat midis ndonjë opozitari të fortë dhe anëtari të kabinetit Rama.
Ishte një debat midis dy pjesëtarëve, dy personave që janë pjesë e së njëjtës maxhorancë.
Ishte një debat mes Taulant Ballës dhe Ditmir Bushatit. Ditmir Bushati në një moment të caktuar, kërkoi fjalën dhe bëri një denoncim të fortë që ka për tu regjistruar në historinë e Partisë Socialiste.
Koronavirusi dhe kultura arabe e sekretit
Keqinformimi është një shtyllë e qeverisjes në shumicën e regjimeve arabe. Kushdo që përpiqet të ndjekë ngjarjet e tanishme në botën arabe mund të ngatërrohet duke besuar se familjet mbretërore dhe liderët politikë nuk sëmuren kurrë. Sëmundjet mes zyrtarëve trajtohet si një sekret shetëtror, me gjasë për të shmangur një imazh dobësie që mund të nxisë përpjekje për grushte shteti. Edhe pa këtë shqetësimi, një imazh i fortë dhe i respektuar personal vlerësohet shumë mes liderëve arabë dhe ata përpiqen shumë ta ruajnë atë.
Mbi ndihmën për njerëzit dhe sipërmarrjen
Ndihmat, ashtu dhe mbështetja ekonomike për njerëzit dhe biznesin nuk janë as bamirësi e as lëmoshë për ta, por një detyrë për shtetin d.m.th. qeveritarët që e hartojnë dhe e jetërsojnë.
Në këtë fushë mbetet jo vetëm si slogan shëndeti së pari d.m.th. siguria në punë, pastaj ekonomia, seps lidhen me njëra - tjetrën. Por për të folur për gjendjen e ekonomisë shqiptare në këto muaj të pandemisë është e vështirë për shkak të mungesës së transparencës nga ana e qeverisë, ashtu dhe masave të pakta mbështetëse që zbatohen.
Një plan për ekonominë për të shmangur prag-katastrofën
Amnistia fiskale, një nismë në mjegull
Qeveria po bën të sajën për të kontrolluar epideminë dhe ndonse në krahasim me vënde të tjera situata është inkurajuese, debati publik dhe politik rreth masave kufizuese, koha kur u ndërmorrën, shtrirja në hapësirë dhe kohë, shpenzimi i parasë etj do vijojë gjatë. Jemi të gjithë në kushtet e së panjohurës dhe vetëm koha do tregojë.
BE duhet të emetojë obligacione të përhershme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se Evropës do t’i duhen rreth 1 trilion € (1.1 trilion dollarë) për të luftuar pandeminë COVID-19. Këto para mund të përdoren për krijimin e një fondi evropian rimëkëmbjeje. Por nga do të vijnë këto para?
Dëgjimi selektiv i “miqve” të Kosovës
Para disa vjetësh isha në një takim me një diplomat të lartë amerikan. Ishte një bisedë e lirë, me kafenë e mëngjesit. Ai mundohej të më bindte se si Kosova duhet t’ua japë serbëve në veri një autonomi. Në fakt, thoshte se duhet dhënë diçka më shumë sesa që parasheh Pakoja e Ahtisaarit. Dhe ishte i vetëdijshëm se ajo që duhej dhënë serbëve nuk do të duhej të quhej autonomi. Sepse, e dinte ai, fjala “autonomi” tingëllonte keq në veshët e shqiptarëve të Kosovës.