Nuk ngjit*
Në Kuvendin e Shqipërisë ishte një debat që tërhoqi vëmendjen e shumë vetëve dhe u pasqyrua nga media të ndryshme. Nuk ishte një debat midis kundërshtarëve politikë, nuk ishte ndonjë debat midis ndonjë opozitari të fortë dhe anëtari të kabinetit Rama.
Ishte një debat midis dy pjesëtarëve, dy personave që janë pjesë e së njëjtës maxhorancë.
Ishte një debat mes Taulant Ballës dhe Ditmir Bushatit. Ditmir Bushati në një moment të caktuar, kërkoi fjalën dhe bëri një denoncim të fortë që ka për tu regjistruar në historinë e Partisë Socialiste.
Ai denoncoi fort me një gjuhë të qartë opozitare, bëri një denoncim që e kanë bërë shumë të tjerë, nga jashtë PS.
Denponcoi një lidhje, një flirt mes maxhorancës dhe oligarkisë shqiptare.
Pas tij e mori fjalën Taulant Balla i cili bëri të gjithë përpjekjet e tij për të marrë nën kontroll dhe për të limituar dëmet e kësaj ndërhyrjeje të fortë të bërë nga Ditmir Bushati.
Balla iu përvesh Bushatit ashtu siç di Balla.
Ai gjatë gjithë kohës iu referua Bushatit si kolegu kolegu…kolegu… papritur Bushati u shndërruar në një njeri pa emër.
Ky është një sinjal i keq. Për mua leximi që i bëj kësaj situate është që ditët e Bushatit në PS dhe në politikën shqiptare janë të numëruara.
Ai në fund të kësaj legjislature e mbyll karrierën e tij politike, dhe duhet të mendoj që tani të hapë një kapitull jo më të natyrës politike, ose nëse e ka të natyrës politike, jo më brenda PS.
Balla i kujtoi kolegut të vet edhe kohët kur Bushati ka qenë anëtar i kabinetit të Ramës dhe këtë kujtesë e bëri për të evidentuar faktin që Bushati sa kohë ishte Ministër gojën e mbante të kyçur, dhe në këtë pikë Balla ka të drejtë.
Unë jam 100 % dakord me Ballën por këtij argumenti do t‘i kthehem më pas. Në fund Bushati i bëri një paralele me Grida Dumën dhe ky është një sinjal i qartë, dhe mesazh për të gjithë deputetët e tjerë të PS. Mesazhi ishte: Kush ngre zërin i shërben opozitës!
Në fakt ishte një mesazh i tepërt sepse askush brenda Partisë Socialiste nuk e ka në plan të ngrejë zërin sepse të gjithë e dinë që tani është vonë.
Sepse të gjithë e dinë që nëse ngrenë zërin, e vetmja gjë që do arrijnë do të jetë të djegin vetveten, sic po e djeg Bushati, të cilin sot nuk po e mbron njeri.
Nuk ka asnjë njeri të interesuar që ta mbrojë. Me Bushatin po ndodh ajo që ka ndodhur me Blushin përpara ca kohësh, dhe ka ndodhur edhe nëpërmjet kontributit të Bushatit.
Bushati atëherë ka qenë i rreshtuar me masën e madhe, që nuk e ngriti zërin, nuk i doli në mbrojtje Blushit, sado që Blushi po bënte kritika, po bënte atë që po bën Bushati sot.
Ka njerëz që inspirohen shumë nga Bushati. Mua Bushati nuk më inspiron shumë, sepse mendoj që motivimet e tij nuk janë të fisme në kritikat që bën.
Unë jam i prirur të besoj që motivimet e tij, i përsëris, nuk janë të fisme. Bushati po bën atë që kanë bërë edhe të tjerë përpara tij
Bushati nuk është i pari, është thjesht i fundit në histori. Shumë politikanë shqiptarë në një moment të caktuar, kur kuptojnë se bosi i partisë së tyre nuk ka nevojë më për ta, dhe po bëhet gati ti flaki në rrugë, ata kujtojnë se është radha për të thënë ca të vërteta.
Dhe ky është edhe rasti i Bushatit. Për këtë arsye mua nuk më inspiron shumë.
Lidhjet e Partisë Socialiste me oligarkët, që Bushati i qorton dhe i kritikon sot nuk janë të sotme, nuk është se ka 2 apo 3 muaj.
Është histori i vjetër, që kur PS ishte në opozitë, madje kjo është një dukuri e gjithë politikës shqiptare.
Do ishte e padrejtë që këtë t’ja atribuonim vetëm Partisë Socialiste. Kjo ka të bëjë edhe më Partinë Demokratike, edhe me parti të tjera. Oligarkët janë të të gjithëve. Kjo është arsyeja pse unë vë në diskutim motivimet e tij në kritikën që ai bën.
Unë dua që Bushati dhe të gjitha ata që janë si Bushati, dua t’i kujtoj një ngjarje të vërtetë që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore që ka për personazh kryesor një pastor gjerman.
Prifti ishte anti-nazist por asnjëherë nuk e hapi gojën, dhe ai në rrëfimet e veta pas lufte, tregon se si evoluoi heshtja e tij në kohë. Nazistët, Hitleri dhe hitlerianët fillimisht goditën sindikalistët, dhe unë nuk u bëra i gjallë, sepse mendova se ata nuk e kishin me mua. Bëra sehirxhiun.
Pastaj Hitleri dhe hitlerianët goditën komunistët dhe socialistët, dhe unë sërish nuk u bëra i gjallë sepse unë nuk isha as komunist as socialist. Pastaj sigurisht u erdhi radha hebrenjve dhe dihet se çfarë ndodhi me ta, dhe unë përsëri nuk u bëra i gjallë sepse, mendova se nuk e kishin me mua, unë nuk isha hebre.
Dhe kur më erdhi radha mua, po prisja që të dilte dikush të më merrte në mbrojtje por nuk kishte ngelur më njeri të më merrte në mbrojtje. Ky ishte mesazhi, është i qartë!
Burimi: abcnews.al
*Titulli i ResPublica
Comments
Me pelqen titulli intrigues
Me pelqen titulli intrigues “Nuk ngjit“ dhe nuk ngjit me te vertet ky shkrim shkerdhate. Duket sikur cdo gje eshte ne vendin e vet dhe me parabela fjalesh e frazash ky lloj godoshi katunar i arrin te gjithe, dhe per te gjithe ka dicka qe nuk shkon ne punen e tyre. Ky mendon dhe ka te drejte qe gjerat jane te gjitha ne vendin e duhur dhe te ngelin ne kujtese: “Une jam me Ballen 100%“ duke i rreshqitur pse eshte me ballen 100% dhe duke e sqaruar me poshte. Goditja ne lule te ballit eshte substanca qe ky eshte me ballen 100% dhe ne duam apo nuk duam na del ne plan paresor Balla dhe qe ai ka te drejte. Problemi eshte vetedija e tij kuqaloshe, pikpamja e tij, duke e ilustruar realitetin ne nje kendveshtrim siperfaqsor dhe duke mos u marre me analize te mirfillte pse, ku, qysh, calon demokracia ne partine socialiste dhe ne cdo parti ne shqiperi. Ky nuk e nderton realitetin, apo me sakte ta pershkruaj realitetin si perceptim, jo, ky e vizaton realitetin duke mos fshehur dashurine e ketij realiteti dhe mesazhi qe percillet te lexuesi eshte te mbyse zerin kunder duke mos guxuar kush te kundershtoje apo te kete tjeter kendveshtrim...Shkrim shkerdhate i nje njeriu te keq.
Add new comment