Blloku Opinion
Përdhunimi dhe Sigurimi
Trazira që shkaktoi intervista e Alida Hiskut mbi përdhunimet në masë të grave të dënuara nuk është ulur ende. Pati përkrahje dhe kundërshtime për mundësinë e përdhunimit të grave të burgosura nga hetuesit dhe sigurimsat.
Në Shqipëri ka dhënë dorëheqjen populli
Prej 25 vjetësh shqiptarët jetojnë në demokraci, pasi përmbysën një regjim diktatorial, sikurse ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës, që u instalua dhe mbajti pushtetin për gati 50 vjet.
Në këto dy dekada e gjysmë pluralizëm, sigurisht që mendësia politike ka evoluar në disa aspekte bazike dhe normalisht me të, duhej të bashkërrugëtonte edhe evoluimi i mendësisë së publikut në raport me vlerësimin, gjykimin dhe në fund besimin që populli i jep ose duhet t’u japë forcave politike, si dhe alternativave të tyre në zgjedhje.
Nuk është vetëm Lef Nosi...
Pas botimit të romanit më të fundit të Ben Blushit, në mediet e shkruara e elektronike ka shpërthyer një polemikë e ashpër pro e kundra lidhur me figurën e Lef Nosit, në të cilën janë përfshirë historianë, letrarë, politikanë e njerëz të thjeshtë, me bindje të djathta e të majta. Blushi dhe ata që mbajnë anën e tij, e quajnë Lef Nosin tradhtar dhe vendosjen e shtatores së tij në sheshin qendror të Elbasanit një turp. Pala tjetër e quan Lef Nosin hero, njeriun që nënshkroi aktin e shpalljes së Pavarësisë dhe pushkatimin e tij një vepër barbare të Enver Hoxhës.
Vezët dhe kryeministri
Shumëkush, kur sheh ato vajza e djem studentë, krejt të pastër në sy, në zë dhe në qëllim, ndjehet befas i ngazëllyer për veprimin e tyre, të ndërgjegjshëm dhe të pafajshëm. Pati madje edhe një ngutje për t’i “heroizuar” dhe ndoshta ata, po shkojnë me shpejtësi mediatike drejt mitizimit. Për një veprim, në thelb, të thjeshtë dhe në përputhje të plotë me moshën e tyre.
Moratoriumi i borxhit, tenderat,Toyota Prius
Kur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë një kredi të butë 3-vjeçare për 330 milionë euro (duke filluar nga janari i 2014-ës), kushti kryesor që na vuri ishte reduktimi i borxhit publik – atij të deklaruar dhe atij të padeklaruar. Dhe jo më kot.
Erdogan, adhurimi ndaj modelit të gabuar*
Ka bërë lajm në disa media perëndimore festa në Prizren apo Tetovë e disa shqiptarëve për fitoren e radhës në zgjedhje të AKP-së në Turqi. Nuk ka asnjë rast kur shqiptarët të kenë dalë për të festuar fitoret politike të kandidatëve të radhës në SHBA, Gjermani, Francë apo Britani,-vende që kanë rol specifik në politikat globale dhe në gjeopolitikën në rajon,-por është e treta herë që festohet për pushtetin e Erdoganit, sundimtarit të Turqisë së sotme.
PD, kjo parti e shitur
Si dëborë e parakohshme, heshtja mbuloi krejt peizazhin politik dhe universitar të vendit menjëherë sapo dekreti i Presidentit të Republikës mbi ligjin e arsimit të lartë u rrëzua nga Parlamenti dhe ky i fundit miratoi ligjin pa marrë parasysh asnjë vërejtje të bërë nga shoqëria dhe një pjesë e politikës shqiptare. Debati ngriu menjëherë nën një acar që askush nuk mundi ta shpjegojë.
Kohezioni i Evropës humbi në moçalishten e Ballkanit
Fërkimet aktuale politike ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, janë një dëshmi syçelët, jo vetëm e gjendjes së kohezionit në union, por edhe për lidhjen mes kohezionit dhe kapacitetit të Evropës për të vepruar së bashku. Në një pikëpamje mbizotëruese, kohezioni duhet të rritej me shtimin e ndërvarësisë dhe ndërveprimit midis evropianëve.
“Primi i Ramës”, “Senati i Bashës”, Meta, Berisha…
Edhe pse Edi Rama e mohoi publikisht tri ditë më parë synimin për ta ndryshuar sistemin zgjedhor nga ai rajonal proporcional (që është në fuqi aktualisht), në një sistem me prim, një nga zëdhënësit e tij, ministri Bledi Çuçi, ka deklaruar të kundërtën për gazetën “Shqip”.
Dhëmbët e Pushtetit të Katërt
Mediat thirren ndryshe edhe Pushteti i Katërt. Termi Media, ka hyrë në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në shumicën dërmuese të gjuhëve, nga italishtja “mediare”, që do të thotë ndërmjetësim, diçka që rri në “mes”, të dy apo më shumë palëve. E në të vërtetë Media, qëndron, ndërmjet asaj që ndodh dhe njerëzve, që e marrin vesh atë që ndodh.