Blloku Opinion
Protesta e 8 dhjetorit dhe shpresa “Meta”
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha premtoi se protesta e opozitës në 8 dhjetor do të ketë si rezultat rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, me objektivin e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në pranverë.
Një objektiv i tillë ka kuptim kur ka indicie se shumica e zgjedhësve janë të prirur të votojnë opozitën në zgjedhjet e parakohshme. Por a ka të tilla indicie Basha që bëri deklaratën e mësipërme?
Putinizmi si revansh historik
Diçka më shumë se një muaj nga jehona e tifozerisë ndaj erdoğanizmit për triumfin e AKP-së në ndeshjen e fundit politike dhe ja ku, paralelisht me bombat ruse në Siri e veçanërisht me incidentin ajror ruso-turk, gjarpëron mes shqiptarëve një putinofili jo e rastësishme, natyrisht më pak teatrale dhe pjesërisht e maskuar me përpjekjen për t’u identifikuar me rolin e gjykatësve të paanshëm në veprimet e fuqive ndërkombëtare, sikur përcaktimi i itinerarit të fluturimit të avionit rus të rrëzuar nga turqit të përmbante një detyrim etik pozicionimi për këtë kategori shqiptarësh dhe sikur Putini
Sa efektive kanë qenë investimet e qeverisë Berisha?
Një nga gjërat për të cilat u dallua qeveria Berisha ishte rritja e ndjeshme e investimeve publike çdo vit, në krahasim me vitin 2005. Dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse borxhi publik u rrit ndjeshëm gjatë 8 vjetëve të qeverisjes së Berishës.
Por sa efektive kanë qenë investimet publike në periudhën 8-vjeçare të qeverisë Berisha?
Investimet publike, duke qenë mjeti kryesor fiskal në dorë të qeverisë për nxitjen e rritjes ekonomike, ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e prodhimit të sektorit të ndërtimit, si dhe tërthorazi, në të gjithë sektorët e tjerë.
Suret e Kuranit dhe Masakrat e ISIS
Por ata që besojnë, pasuesit e Moisiut, pasuesit e Krishtit, Sabejtë, ata që besojnë në Zotin dhe në Ditën e Fundit dhe bëjnë të mira, do të kenë shpërblimin e tyre pranë Perëndisë dhe nuk duhet të ndruhen për asgjë e nuk do të kenë asnjë arsye për t’u trishtuar.”- KURANI Surja II Vargu 62
Xhihadizmi: një revoltë gjeneracionale dhe nihiliste
Franca në luftë ! Noshta. Por kundër kujt dhe kundër çfarë ? Daesh-i nuk nis sirianë për të kryer atentate në Francë në mënyrë që ta shkurajojë qeverinë franceze nga bombardimet. Daesh-i mbështetet te një rezervuar të rinjsh francezë të radikalizuar, të cilët, pavarësisht se ç’ndodh në Lindje të Mesme, kanë hyrë ndërkaq në disidencë dhe kërkojnë një kauzë, një etiketë, një ligjëratë për t’i vënë firmën gjakatare të revoltës së tyre personale. Shkërmoqja e Daesh-it nuk do t’i ndryshojë asgjë kësaj revolte.
Europa qeveriset nga njerëz sipërfaqësorë
Nëse qëllimi i terrorizmi është të frikësojë, IS pati një javë të jashtëzakonshme. Brukseli, kryeqyteti i BE dhe qendra e komandës së Natos së fuqishme, është ende në panik dhe i mbyllur.
Refrenit “Fajin e ka Saliu” i ka mbaruar karburanti
Në dy vjetët e para të qeverisjes, qeveria Rama ka shpenzuar 1.2 miliardë dollarë për të shlyer detyrime të prapambetura të qeverisë së “Saliut”, si dhe interesa të borxhit të akumualuar ndër vite. Për këtë, ka marrë 900 milionë dollarë borxhe të reja dhe 300 milionë dollarë i ka marrë nga të ardhurat korrente të buxhetit (që mund t’i kishte përdorur për investime të së ardhmes, në vend që t’i shpenzonte për të mbuluar gropat e së shkuarës).
Nëntor i ftohtë mes dehjes së turmave
Teksa dalldia e festimeve të njëqindvjetorit të pavarësisë i ka dehur të gjithë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi e kudo ku ka shqiptarë, zëra të kthjellët dëgjohen më rrallë se kurrë, të mbytur nga kore brohoritjesh emocionale të një tifozerie masive që ka pushtuar çdo cep të hapësirës publike.
Opozita e Kosovës kërkon bashkimin me Shqipërinë, Albin Kurti në delir nacionalizmi
Një zhvillim që paralajmëron erëra me sfond nacionalist në ballkan vjen nga Prishtina. Në mitingun-protestë që u mbajt në sheshin Zahir Pajaziti në kryeqendërn e Kosovës, opozita doli hapur me tezën e bashkimit Kombëtar. Ish-kreu i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti që mori fjalën pas Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe Visar Ymerit tha se bashkimi kombëtar nuk është pengesë për Bashkimin Evropian, që sipas tij është bashkim ndërkombëtar dhe jo mes shqiptarëve.
Problemi afatgjatë dhe afatshkurtër i ekonomisë sonë
1-Problemi afatgjatë