Blloku Në Vëmendje

I preferuari i kryeministrit bën autokritikë në televizor (Video)

Postuar në 23 Janar, 2018 22:20

I informuar për një aferë korruptive në institucionin që drejton, Artan Lame i ka paraprirë zhurmës që do të krijohej, ku ALUZNI ekspozohet si agjenci sekserësh, ku janë të përfshirë deri te roja i institucionit. Video tregon rastin e një  qytetari i thotë jursitit se nuk po i legalizohet objekti edhe pse i janë bërë 3 herë matjet.

Dragoti dhe Kreta, pasqyra tjetër e valles Kotzias-Bushati

Postuar në 22 Janar, 2018 20:42

Shqiptarët dhe Grekët, Greqia dhe Shqipëria, një debat që aktualizohet me përplasje të karakterit patriotik, edhe kur politika jep garanci se  po bëhen hapa inkurajues përpara. Janë dy ngjarje që pasuan bisedimet e Korçës mes dy minitrave të Jashtëm, Kotzias e Bushati që më së paku tregojnë se terreni mbetet i infektuar me paragjykime dhe stereotipe që herë janë të sponsorizuara e herë të rrënjosura në ndërgjegjien ballkanike të dy popujve.

Shtyhen me 3 muaj hetimet për Tahirin

Postuar në 22 Janar, 2018 13:52

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të zgjasë me 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ky vendim pas kërkesës së Prokurorisë për të vijuar më tej hetimet, pasi afati 3-mujor i vendosur më herët ka përfunduar. 
Saimir Tahiri po hetohet si i dyshuar për lidhjet me vëllezërit Habilaj për trafik droge, ku prova më e fortë është shitja e makinës Audi në pronësi të ish-ministrit dhe udhëtimet e tij jashtë vendit.

Nga Tepelena në Korçë, gërmimet për ushtarët grekë

Postuar në 21 Janar, 2018 12:04

Në ora 11 sipas kohës lokale, në Dragot të Tepelenës  nën mbikëqyrjen e komisionit dypalësh dhe në prani të ekspertëve, grekë dhe shqiptarë do të fillojnë gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.
Agjencia amna.gr njofton se për gërmimet do të përdoren kryesisht harta italiane të kohës së luftës dhe dëshmitë e banorëve të zonës. Gërmimet do të shtrihen deri në Korçë, ku mendohet se janë varrosur rreth 6,800 deri 8,000 grekët të cilët u vranë në mes të nëntorit 1940 dhe prillit 1941.

Vuçiç: Duam të gjejmë zgjidhje me shqiptarët

Postuar në 20 Janar, 2018 12:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ndodhur në  Kosovë ku po vizitoi manastirin e Zveçanit, foli për situatën e krijuar pas vrasjes së Oliver Ivanoviç. Ai tha se punohet për zbardhjen e vrasjes, duke shtuar se ky rast ka trishtuar Serbinë.

Vuçic nuk anashkaloi kontekstin politik të situatës duke thënë se Beogradi kërkon një marrëveshje me shqiptarët. “U them shqiptarëve, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve”- tha presidenti serb.

Trajkoviq: Pas vrasjes së Ivanoviç fshihen qarqet serbe

Postuar në 19 Janar, 2018 12:00

Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka folur për vrasjen e politkanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën e Veriut. Ajo ka akuzuar themeluesit e Listës Serbe për atentatin ndaj ish-deputetit serb të Kosovës.
Trajkoviq ka deklaruar  se në mesin e serbëve të Kosovës ekziston besimi se vrasja e politikanit ishte e organizuar nga qarqet serbe.

Dalin 5 propozimet për emrin e Maqedonisë

Postuar në 18 Janar, 2018 19:33

Pesë emra të ndryshëm, me kushtëzimin e fjalës "Maqedoni" ka propozuar përfaqësuesi Special i OKB-së Metju Nimic për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonese, këto propozime u janë bërë të ditur negociatorëve Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski.

Sipas website-it maqedonas www.MKD.mk, propozimet janë:

Republika Nova Makedonija (Republika e Maqedonisë së Re)

Njëherë Ligj, njëherë Maliq. Konkurset s'janë garanci morale

Postuar në 18 Janar, 2018 11:42

Kryeministri Rama bëri këtë të enjte një tjetër mbledhje të hapur me drejtorët e administratës për të theksuar se është i vendosur të reformojë një shërbim që ka çeduar në vite si ai i hipotekave. Mesazhi ishte publik për 35 drejtorët e rinj, që na thuhet se janë përzgjedhje profesionale përmes konkursit. Sipas kryeministrit ai që nuk do të bëjë detyrën do të përgjigjet para drejtësisë.

Inteligjenca artificiale, kërcënim ekzistencial për njeriun

Postuar në 17 Janar, 2018 11:57

 Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange i është bashkuar korit të njerëzve të njohur që po parlajamërojnë rrezikun ekzistencial që i vjen njeriut nga inteligjenca artificiale. Përmes një statusi në Twitter, Assange, vetë një protagonist i shekullit të 21-të dhe epokës teknologjike, akuzon edhe kompanitë e mëdha si gjeneruese dhe përçuese të këtij rreziku që duket se po hyn në axhendën publike me shumë forcë.

E ardhmja e njeriut është beteja mes njerëzve që kontrollojnë makinat dhe makinat që kontrollojnë njerëzit.

Adoleshentët ndajnë seksin në Facebook Messenger

Postuar në 17 Janar, 2018 10:30

Mbi 1000 të rinj u akuzuan nga policia daneze për trafikimin e materialeve të paligjshme të përmbajtjes seksuale. Siç raportohet nga BBC, ata akuzohen se kanë përdorur Messenger-in e Facebook për të arkulluar video që tregon sesi dy 15-vjeçarë kryejnë marrëdhënie seksuale. Sipas policisë, kjo vepër mund të përfshihet në kategorinë e pornografisë së fëmijëve, pasi njerëzit e përshkruar janë nën moshën 18 vjeçare.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje