Blloku Në Vëmendje
Hapet rruga për ekstradimin e Izet Haxhisë
Gjykata e Lartë turke ka vendosur të lejojë ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë, i cili rezulton idënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.
Haxhia jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik që prej vitit 1998.Autoritetet shqiptare nuk kanë komentuar zyrtarisht, por vetë Haxhia pohoi për mediat se është njohur me vendimin e Gjykatës turke dhe se fjala e fundit i takon Ministrisë turke të Drejtësisë.
Nis identifikimi i ushtarëve grekë përmes ADN-së
Nis krijimi i bazës së të dhënave të ADN-së për të identifikuar të rënët e luftës italo-greke. Procesi i identifikimit të eshtrave të zbuluara, kërkon marrjen e dy mostrave të gjakut përkatës nga të afërmit e të ndjerit dhe veçanërisht 1 mostër nga "linja" amtare dhe një mostër nga linja "atësore".
Një “nxënës” i shkollës turke në krye të Policisë
Nuk ishte suprizë emërimi në krye të policisë së Shtetit i 46-vjeçarit, Ardi Veliu, i cili deri dje mbante postin e drejtorit të Policisë së Tiranës. Një propozim i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa dhe i miratuar nga kryeministri Rama.
Mjekët në shërbim të konçesionarit të Check-Up, PD: Të tërhiqet kontrata ose do ndjekim rrugën ligjore
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar sot atë që ai e quajti vendosjen e shërbimit mjekësor në dispozicion të konçesionarit të Check-Up. Sipas Spahisë kontrata e zbardhur së fundmi mes konçesionarit dhe FSDKSh-së, përbën shkelje edhe të Kodit të Punës. Spahia ka deklaruar se kjo skemë e detyrimit të mjekëve dhe infermierëve synon të mbulojë dështimin e koncesionit, sa kohë që vetëm 27% e shqiptarëve që përfshihen në gamën e kontrollit, kanë kryer kontrollin falas.
Ish-drejtori i ASHR-së mbetet në burg
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit që ka dhënë sot masën e sigurisë për Xhikën, i arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Ai akuzohet se ka abuzuar me dëm 5.3 miliardë lekë me fondet e rrugës Elbasan – Gjinar. Në seancë ka qenë edhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ndërkohë që goditja e Xhikës po perceptohet se luftë politike ndaj LSI-së.
Orë të vështira për LSI-në, Haxhinasto ndjek gjyqin e vartësve
Dalja përpara Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë e ish-zyrtarëve të LSI-së, të arrestuar pak ditë më parë për shpërdorime në projektet e rrugëve u shoqërua me tension. Në seancë ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Translorteve, Edmond Haxhinasto,
Treshja e UÇK-së tërhiqet
Gazeta Zëri në Kosovë shkruan sot se tre liderët politikë të ardhur nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Veseli janë tërhequr përfundimisht nga iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale firmosur pak javë më parë nga 43 deputetë të Kuvendit
Një mundësi për të kuptuar se ku i kanë fshehur paratë politikanët shqiptarë
Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy vendet kryesore për sekretin financiar në botë. Tax Justice Network ka publikuar së fundmi Indeksin e Sekretit Financiar për vitin 2018, i cili përfshin 112 vende dhe në krye qëndrojnë edhe vende si Ishujt Kajman, Hong Kongu, Singapori, Luksemburgu, Gjermania, Tajvani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Me sekret financiar, ky indeks konsideron nivelin e sekreti dhe përqindjen e shërbimeve financiare që u ofrohet jorezidentëve.
Një precedent pozitiv nga Gjermania/Gazetarë të huaj hedhin në gjyq shërbimin sekret gjerman
Që prej janarit 2017, Shërbimi i fshehtë Gjerman (BND) për botën e jashtme mund të bëjë pa e vrarë ndërgjegjia atë që ka bërë vite me radhë ilegalisht: të përgjojë gazetarët. Lejen për këtë e dha Bundestagu, pas zbulimeve të Edward Snowdenit. Në kuadër të aferës së përgjimeve të NSA, të cilën e bëri publike Snowdeni u bë e ditur edhe se Shërbimi Informativ Federal gjerman bashkëpunonte ngushtë me NSA. Me skandalin transatlantik të përgjimit u mor për tri vjet me radhë edhe një Komision Hetimor Parlamentar, i cili paraqiti në verë 2017 raportin e tij përfundimtar.
Kryetarja e autoritetit për Dosjet: Nuk japim përherë përgjigje shteruese. Kemi mungesa në Arkivë
Arkivi i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit është ende i paplotë. Kryetarja e Komisionit të Autoritetetit të Dosjeve, Genta Sula shprehet se kjo situatë vështirëson punën e institucionit dhe, si pasojë, në disa raste përgjigja nuk ka qenë definitive. Ajo kërkon që institucionet dhe personat që kanë informacionet që parashikon ligji për autoritetin e dosjeve t’i dorëzojnë ato. Mungesa e të gjitha dokumentacioneve të mundshme, ka bërë që ky institucion në disa raste të mos jap përgjigje përfundimtare.