Blloku Në Vëmendje

Valixhja diplomatike e Nimic, drejt emrit “Gorna Makedonija”

Postuar në 31 Janar, 2018 13:50

Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese në Republikën e Maqedonisë shihet si formula që mund të zhbllokojë zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Gazeta greke "Ta Nea" duke iu referuar burime të Ministrisë së Jashtme shkruan se pas bisedimeve me negociatorin ndërkombëtar Methju Nimetz, Athina kërkon një zgjidhje të përgjithshme që do të mbulojë të gjitha përdorimet.

Dalin aferat e Peleshit me emërimet

Postuar në 30 Janar, 2018 19:49

Zyra për shtyp e ministrit të bujqësisë, Niko Peleshi është detyruar të reagojë pas denoncimit nga LSI për emërimin në administratë të një personi me probleme ligjore. Pavarësisht se kush është denoncuesi, Peleshi ka pranuar se emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Nexhip Merolli është bërë në injorim të ligjit të dekriminalizmit. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Korçës për fallsifikim dokumentash, vulash etj.

Shembulli bullgar i luftës ndaj korrupsionit dhe parasë së pistë

Postuar në 30 Janar, 2018 10:34

Media të ndryshme në rajon njoftojnë për një urdhër të organeve hetimore në Bullgari për hetimin e subjekteve që kanë kryer blerje pasurish të patundshme për më shumë se 317 mijë dollarë në vitet 2015-2016 dhe që po ashtu posedojnë makina luksi. Sipas Reuters janë rreth 350 bullgarë që kanë blerë pasuri me vlerë më shumë se 317 mijë dollarë – 500 mijë levs - në këto dy vite në një vend ku rroga mesatare mujore është vetëm 1000 levs.

Mediat greke/Marrëveshja për detin e kryer, Greqia zgjerohet në 12 milje

Postuar në 30 Janar, 2018 10:09

Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për kufirin detar. Kështu shkruan Skai.gr duke iu referuar një intervistë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias për televizionin publik. Kotzias citohet të ketë thënë se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje detare nga brigjet greke, maksimumi i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, një zhvillim i cili i hap rrugë dhe shpalljes së Zonës Ekskluzive Ekonomike.

U skualifikua nga KLGJ, Hazizaj: Ka humbur drejtësia

Postuar në 29 Janar, 2018 19:32

Mazhoranca u tërhoq nga kandidatura e Altin Hazizajt për anëtar të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Në mbledhjen e nënkomisionit Ad Hoc të parlamentit, Hazizaj nuk u përfshi në listën e anëtarëve të propozuar, pas konstatimit se prekej nga ligji i dekriminalizimit. 
Altin Hazizaj e ka konsideruar të padrejtë vendimin e komisionit ad hoc për për përjashtimin e tij nga lista e kandidatëve të Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke mos i kursyer komentet edhe për mazhorancën. 

Taksa e infrastrukturës në ofertë nga Veliaj

Postuar në 29 Janar, 2018 10:42

Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i propozohet për miratim ukja e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja në masën 4% të çmimit për shitje, nga 8% që është aktualisht. Sipas asaj që shkruan gazeta “Shekulli” përgjysmimi i taksës do të aplikohet për ndërtimet në qendër të Tiranës në zonën e ish-bllokut dhe në Bulevardin e Ri. 

Qark i shkurtër për ekstradimin e Nezar Seitit

Postuar në 26 Janar, 2018 23:59

Ekstradimi i Nezar Seitit i njohur ndryshe edhe si financieri i grupit të Habilajve është bërë në anashkalim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vendimit të Gjykatës që e ka lënë atë në arrest me burg. Ky është përfundimi i verifikimit që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme me urdhër të kryeprokurores, Arta Marku. Në njoftimin zyrtar ngarkohet me përgjegjësi Prokuroria e Krimeve të Rënda se nuk ka informuar për vendimin e masës arrest me burg dhënë nga Gjykata e Tiranës për Seitin.

"SHBA ka ndryshuar qëndrim për muxhahedinët iranianë"

Postuar në 25 Janar, 2018 23:37

Mbështetja e administratës Trump për muxhahedinët iranianë që strehohen në Shqipëri është e ndryshme nga ajo që kishte për ta administrate Obama. Të paktën këtë thotë ish-senatori amerikan i New Jersey-t, Robert Guy Torricelli, i cili në një intervistë për Tv Klan, ka deklaruar se “me administratën Obama mbështetja ishte humanitare, pra për shkak të frikës që kishin muxhahedinët nga pushtimi i Irakut, kurse tani, administrate Trump e ka më të afërt ideologjinë e vet për botën me muxhahedinët”.

Potencial terrori nga Ballkani Perëndimor

Postuar në 25 Janar, 2018 19:01

Qeveria federale(gjermane) nuk e përjashton "parimisht një potencial kërcënimi nga ana e dorasve të veçantë dhe grupimeve të veçuara prej skenës islamiste" në Bosnje-Hercegovinë.  Kjo del nga një përgjigje e qeverisë federale lidhur me kërkesën e paraqitur nga grupi parlamentar i partisë E Majta në Bundestag, që e disponon DË ekskluzivisht. Ka kontakte të veçuara mes islamistëve radikalë nga Ballkani me ata në Gjermani. Por Shërbimi Federal i Informacionit (BND) nuk ka të dhëna konkrete për rritjen e tendencave islamiste në Bosnje.

Zaev i bën lëshimet e para Greqisë

Postuar në 24 Janar, 2018 22:10

Pas një takimi që zgjati më shumë se 3 orë kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe ai maqedonas Zoran Zaev ranë dakord për lëshimet e para që do të bëjë Shkupi në kuadër të negociatave dypalëshe për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje