Nis identifikimi i ushtarëve grekë përmes ADN-së
Nis krijimi i bazës së të dhënave të ADN-së për të identifikuar të rënët e luftës italo-greke. Procesi i identifikimit të eshtrave të zbuluara, kërkon marrjen e dy mostrave të gjakut përkatës nga të afërmit e të ndjerit dhe veçanërisht 1 mostër nga "linja" amtare dhe një mostër nga linja "atësore".
Më 22 janar, 2018 në zonën e Dragotit të Tepelenës kanë filluar, operacionet e kërkimit, zhvarrimit dhe identifikimit të ushtarëve grekë të rënë gjatë përplasjes së vitit 1940 -1941. Operacioni është pjesë e zbatimit të një marrëveshje dyshtetërore midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe vendimeve të miratuara më 20 dhjetor 2017 nga Komiteti i Përbashkët i Ekspertëve.
http://www.eleftherostypos.gr/ellada/181615-dimiourgeitai-basi-dedomenon...
Add new comment