Nga Tepelena në Korçë, gërmimet për ushtarët grekë
Në ora 11 sipas kohës lokale, në Dragot të Tepelenës nën mbikëqyrjen e komisionit dypalësh dhe në prani të ekspertëve, grekë dhe shqiptarë do të fillojnë gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.
Agjencia amna.gr njofton se për gërmimet do të përdoren kryesisht harta italiane të kohës së luftës dhe dëshmitë e banorëve të zonës. Gërmimet do të shtrihen deri në Korçë, ku mendohet se janë varrosur rreth 6,800 deri 8,000 grekët të cilët u vranë në mes të nëntorit 1940 dhe prillit 1941.
Nisja e gërmimeve është aktivizim i marrëveshjes së vitit 2009, e cila mbeti e ngrirë, për shumë vite. Dakordësia erdhi pas takimit të ministrave të jashtëm të dy vendeve, Nikos Kotzia dhe Ditmir Bushati në Kretë dhe u mirëprit si një hap në përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.
Ajo konsiston në zbulimin, identifikimin, zhvarrimin e dhe rivarrisjen e ushtarëve grekë në dy varrezave në fshatin Bularat dhe Këlcyrë. Formalisht çështja e fatit të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke u iniciua nga Greqia në fillim të viteve '80, pas zhvarrosjes nga Italia të 6300 ushtarëve të vet.
Add new comment