Dragot

Varrezë e re për ushtarakët grekë në Dragot të Tepelenës

Postuar në 04 Janar, 2019 15:32

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës greko-italiane(vërejtje: në përgjithësi historiografia shqiptare e ka njohur si lufta italo-greke) të viteve 1940-1941, parashikon ndërtimin edhe të një varreze tjetër në Dragot të Tepelenës.

Shuhen dyshimet për eshtrat e Dragotit

Postuar në 16 Shkurt, 2018 10:47

Zhurma e krijuar me fillimin e gërmimeve në Dragot të Tepëlenës se eshtrat e para të gjetura u përkisnin ushtarëve italianë është hedhur poshtë nga  koloneli Ciro Cantore, i cili nga viti 1992 deri më 1995 drejtoi një mision në Shqipëri për llogari të ministrisë italiane të Mbrojtjes në kërkim të eshtrave të ushtarakëve të fundit italianë të vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ende të pagjetur. 

Nga Tepelena në Korçë, gërmimet për ushtarët grekë

Postuar në 21 Janar, 2018 12:04

Në ora 11 sipas kohës lokale, në Dragot të Tepelenës  nën mbikëqyrjen e komisionit dypalësh dhe në prani të ekspertëve, grekë dhe shqiptarë do të fillojnë gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.
Agjencia amna.gr njofton se për gërmimet do të përdoren kryesisht harta italiane të kohës së luftës dhe dëshmitë e banorëve të zonës. Gërmimet do të shtrihen deri në Korçë, ku mendohet se janë varrosur rreth 6,800 deri 8,000 grekët të cilët u vranë në mes të nëntorit 1940 dhe prillit 1941.

Subscribe to RSS - Dragot