Njëherë Ligj, njëherë Maliq. Konkurset s'janë garanci morale

Postuar në 18 Janar, 2018 11:42

Kryeministri Rama bëri këtë të enjte një tjetër mbledhje të hapur me drejtorët e administratës për të theksuar se është i vendosur të reformojë një shërbim që ka çeduar në vite si ai i hipotekave. Mesazhi ishte publik për 35 drejtorët e rinj, që na thuhet se janë përzgjedhje profesionale përmes konkursit. Sipas kryeministrit ai që nuk do të bëjë detyrën do të përgjigjet para drejtësisë.

“Është e papranueshme që kërkesa të mbajtura 5 vjet nëpër sirtarë të zgjidhen për 3 ditë kur ndërhyn ministrja e Drejtësisë në bazë të kërkesës së qytetarit. Kjo do të thotë që është mbajtur abuzivisht, arbitrarisht dhe për këtë është krijuar një kosto shumë e madhe morale psikologjike, financiare, familjare qytetarit ndërkohë që për këtë kosto ka përgjegjësi direkt dhe këta janë individët që kanë përsipër dosjen. Për këta individë ka vetëm një metodë, çuarja përpara drejtësisë. Atje në radhë tek dera e prokurorisë të përgjigjen pse nuk kanë bërë detyrën”-tha kryeministri.

Por detyrimi për të zbatuar ligjin jo gjithmonë ka si garanci predispozitën e kryeministrit për të bërë shtet. Është vetë ai që publikisht ka amnistuar të gjithë ish-drejtorët e spitaleve apo hipotekave, duke i shkarkuar publikisht sepse i përkisnin një periudhe të njollosur nga bashkëqeverisja me LSI-në, por pa i ndjekur penalisht për atë që bënë keq, në shkelje të ligjit apo shpërdorim të detyrës. Në këtë rast është kryeministri që nuk ka bërë detyrën dhe sipas parimit që vetë proklamon duhej të ishte i pari që të përgjigjej para drejtësisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.