Dragoti dhe Kreta, pasqyra tjetër e valles Kotzias-Bushati
Shqiptarët dhe Grekët, Greqia dhe Shqipëria, një debat që aktualizohet me përplasje të karakterit patriotik, edhe kur politika jep garanci se po bëhen hapa inkurajues përpara. Janë dy ngjarje që pasuan bisedimet e Korçës mes dy minitrave të Jashtëm, Kotzias e Bushati që më së paku tregojnë se terreni mbetet i infektuar me paragjykime dhe stereotipe që herë janë të sponsorizuara e herë të rrënjosura në ndërgjegjien ballkanike të dy popujve.
Në Dragot të Tepelenës ku këtë të hënë nisën punimet për gjetjen e eshtarave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së italo-greke pati protestë të shoqatave atdhetare, ku të rinj të mbështjellë me flamuj kombëtarë dhe qeleshe në kokë, kontestuan procesin dhe ngritjen e varrezave të ushtarëve greke.
Nga pikëpamja pragmatiste, mbetet e vështirë të kuptohet se cili është interesi patriotik i një grupi të rinjsh që kundërshtojnë një proces mbi të gjitha me vlerë humane.Nga ana tjetër në Kretë aty ku u mbajt raundi i parë i bisedimeve mes ministrave Kotzias e Bushati ka krijuar tension nisja e kurseve të gjuhës shqipe në një shkollë në Hania.
Zhurma shpërtheu kur në dritaret e gjimnazit u shpalosën një flamur grek dhe një shqiptar me rastin e nisjes së projektit.Drejtori i Drejtorisë Arsimore, Stelios Zervakis tha se ka qenë një kërkesë nga komuniteti shqiptar për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e gjeneratës së dytë dhe të tretë të cilët jetojnë në Kretë dhe nuk e dinë gjuhën.
Leja për mësimin e shqipes u dha nga autoritetet kompetente dhe dhe do të kryhej në një klasë të veçantë të shkollës të dielën në prani të përfaqësuesve të Konsullatës shqiptare dhe autoriteteve lokale.
Por reagimi nga Shoqata e Prindërve dhe Këshilli i Shkollës, bëri që fillimi i këtij projekti të pezullohet. Në deklaratën e tyre thuhet se indinjata lidhet me vendosjen e flamurit grek kokëposhtë nga persona ende të paidentifikuar dhe jo me gjuhën shqipe, por gjithsesi një akt që i mbivendoset turbullirave me karakter nacionalist, aq më më tepër që përfshiu edhe nxënësit e shkollave.
http://www.zarpanews.gr/%ce%b3%ce%b9%ce%b1%cf%84%ce%af-%cf%83%ce%b7%ce%b...
Add new comment