Blloku Në Vëmendje
Apelohet pafajësia e të akuzuarve për çështjen Gjoklaj
Pak kohe pasi Gjykata e Tiranes shpalli te pafajshem dy të akuzuarit për vrasjen aksidentale të të miturit Ardit Gjoklaj në vitin 2016-të në landfillin e Sharrës në Tirane, prokuroria apelon vendimin, duke kerkuar fajesi per ta.
Qeveria kërkon kohë për arrestimet e nivelit të lartë
Prova që ndërkombëtarët duan për të besuar se qeveria e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit janë arrestimet e nevielit të lartë, edhe për vetë faktin se mazhoranca nuk mund të ketë as alibinë e sabotimit të kësaj përpjekje nga Prokuroria.
Skandali me emigrantët, ministrja britanike jep dorëheqjen
Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd dha dorëheqjen të dielën për shkak të skandalit në trajtimin e emigrantëve që u dyndën në Britani të Madhe nga ishujt Karaibe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
54 vjeçarja, ishte gjetur në qendër të rreagimeve pas zbulimit se shërbimet e saj kishin vendosur një numër të caktuar për deportimin e kësaj kategorie emigrantësh dhe pasardhësve të tyre, të cilët ndihmuan në rindërtimin e Britanisë.
Anketa në Greqi: Shqipëria, rreziku i dytë pas Turqisë
Fakte interesante sjell anketa e këtij viti publikuar nga Issue Publik lidhur me qëndrimin e opinionit publik grek ndaj çështjeve të politikës së jashtme në një kohë të tensioneve të mëdha gjeopolitike dhe trazirave në rajonin e Mesdheut Lindor, Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.
Në përgjigjet e qytetarëve ekziston një shqetësim i qartë për një episod të mundshëm ose për një konflikt të armatosur me Turqinë, ndërkohë që duket zhgënjimi që shprehet për NATO-n dhe vendet që janë aleatët tradicionalë të Greqisë.
Letër publike kundër shembjes së Teatrit Kombëtar
Erion Veliaj paraqiti si argument për shembjen e Teatrit Kombëtar një studim italian që më pas rezultoi punim diplome. Qeveria duket se ka lënë pezull për momentin promovimin e projektit danez, pas përshkallëzimit të qëndrimit të Komunitetit të aktorëve.
DW: Bushati “kryqëzohet” për financimet turke në Shqipëri
Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati është përballur me një mori pyetjesh lidhur me ndikimin e Turqisë në Shqipëri dhe financimet që vijnë përmes burimeve të kontrolluara drejtëpërdrejtë në Ankaraja.
Dojce Welle raporton për një debat të ashpër në Universitetin e Columbias për Shqipërinë, ku ministri Bushati është kundërshtuar ashpër nga profesor David L. Phillips, i cili ka qenë me delegacionin e parë amerikan të nivelit të lartë që vizitoi vendin pas hapjes, së bashku me James Baker.
Banorët ndërpresin mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës (Video)
Banorët e Lagjes “Kushtrimi” në Vlorë dhe ata të Orikumit kanë detyruar Këshillin Bashkiak të Vlorës të pezullojne mbledhjen. 28 familje kanë kërkuar dëmshpërblim për banesat e nga ndertimi i segmentit lidhës të autostradës me Rrugën Transballkanike. Ata pretendojnë se prej kater muajsh nuk perfitojne as qeratë e banesave ku jane vendosur.
Nga Fierza...(video)
Veliaj riaktivizon idenë e sigurimit të detyrueshëm për pronën
Në daljen e radhës në media, kryebashkiaku Veliaj, duke marrë shkas edhe nga zjarri i rënë në një fabrikë riciklimi në Tiranë rihodhi në qarkullim tezën e sigurimit të detyrueshëm për pronën, një projektdraft i propozuar nga Banka Botërore që ndodhet në sirtarët e qeverisë dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, por ende në fazë përgatitore.
Rritet urrejtja për gazetarët në Perëndim
Liria e shtypit u përkeqësua vitin e kaluar në të gjithë botën, ndërsa klima e urrejtjes ndaj gazetarëve, e cila është kultivuar kryesisht në Evropë dhe SHBA kërcënon demokracitë perëndimore.Kështu thotë raporti vjetor i organizatës joqeveritare, Reporterët pa Kufij (RSF), ku liria e shtypit, siç përshkruhet në raport është e zymtë.