Blloku Në Vëmendje
A është e mbrojtur Tirana nga përmbytjet? Një kritikë-akuzë për punimet e financuara nga Bashkia
Në një material të përgatitur nga TemaTv mbi sigurinë e argjinaturave në lumen e Tiranës ngrihen dyshime mbi investimet e kryera dhe aftësinë e tyre mbrojtëse. Dyshimet i ngre një ekspert, inxhineri Fitim Ballo, i angazhuar në disa projekte, sipas të cilit punimet e bëra e që kanë shkuar në 15 milionë euro, nuk garantojnë asgjë. Arsye sipas tij është përllogaritja e prurjeve që ka çuar në gabime.
Videogame nga PD, “Hakmarrja e Babales”
Partia Demokratike kaloi në nivelin e dytë të “videolojës” politike në funksion të një axhende të paqartë, ku goditja është e përqëndruar te ministri i Brendshëm. Pas publikimit të audiopërgjimit që ka mbetur ende pa autor dhe refuzimit të Xhafajt për të dhënë dorëheqjen, selia blu ka publikuar këtë të enjte një intervistë me “dëshmitarin x”, i cili thotë se është ai personazhi që bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit dhe se biseda e tyre ishte për transport kanabisi.
Prokuroria këmbëngul për burg
Të dhëna të reja që Prokuroria disponon mbi marrëdhëniet e Saimir Tahirit me grupin e Habilajve kanë bërë që organi i akuzës të këmbëngulë për të çuar në arrest me burg ish-ministrin e Brendshëm.
Kështu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie” për ish-ministrin.
Xhafa: Jam i pamposhtur
"Nëse mendoni se do më mposhtni e keni gabim". Ky ishte mesazhi që Fatmir Xhafa dha në një konferencë të gjatë për shtyp ku "dekriminalizoi" veten nga situata juridike por edhe morale që ka shkaktuar çështja e vëllait të tij.
Xhafaj nuk ikën, por hetimet le të vazhdojnë
Kryeministri Rama ka folur për herë të parë për audiopërgjimin që Partia Demokratike pretendon se lidhet me vëllain e ministrit të Brendshëm.
Në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri e ka quajtur akt mashtrimi me një material joautentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe pengimi i hapjes së negociatave negociatave. Bindjen e tij kryeministri e bazoi në një ekspertizë të specializuar të materialit nga një prej studiove më të njohura ligjore sipas tij.
VKM-të magjike që mohojnë të drejta themelore
Ky dokument është publikuar në rrjetet sociale dhe tregon efektet e veprimit të VKM-së së marrë së fundmi nga qeveria lidhur me pronat në bregdet. Siç shihet është një refuzim për lëshim të kopjes së kartelës së pasurisë ndaj një kërkuesi arsyetuar pikërisht me VKM-në në fjalë.
Vendim pezullon procedurat e kalimit në pronësi, ndërkohë që kërkesa është për kopje të kartelës së pasurisë, diçka që nuk përputhet me objektin e vendimit.
Gjyqi i Tahirit, radarët e Sazanit u fikën për peshkarexhën e Habiljave
Prova të tjera dalin në dritë për implikimin e dyshuar të strukturave shtetërore në trafikun e drogës gjatë hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Sipas gazetës “Shqiptarja”.com nga provat që ka paraqitur prokuroria në gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, ka dalë në pah një fakt mjaft i rëndë. Në datën 6 maj të vitit 2016 kur një peshkarexhë italiane e ngarkuar me drogën e grupit të Habilajve u nis nga Shqipëria për në Itali radari i ushtrisë u fik për t’u mundësuar kalimin e lirë.
Buzëqeshje në Irzael, viktima në Rripin e Gazës
Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe urime për Donald Trump në Jeruzalem, ndrësa në Rripin e Gazës episode dhune dhe plumba që u kushtuan jetën dhjetra palestinezëve. Teksa përfaqësuesi i Lartë i SHBA përuroi Ambasadën Amerikane në Jerusalem, pak milje larg, të paktën 43 vetë u vranë nga armët izraelite...
Pas Ivanka Tramp, Sekretari i Shtetit të SH.B.A.-së, Steve Munchin tërhoqi mantelin blu, duke zbuluar emblemën e Ambasadës së SHBA dhe formalizuar kështu transferimin e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.
Kalon vetting-un gjyqtarja e Tiranës
Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës ka kaluar Vetting-un. Ajo është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka vlerësuar se gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figurës dhe deklaratën e pasurisë.
Per gjyqtaren ka vetëm dy ankesa, por në asnjërën prej tyre nuk ka patur shkelje ligjore si dhe nuk ka ësnjë masë disiplinore. Xhaxho është gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe u be pjesë e listës prioritare për të kaluar në sitën e vettingut.
Happy End!
Reagimi i ambasadës amerikane për arrestin e Shtëpisë së Saimir Tahirit kaloi pa shumë vëmendje, por në thelb ai parathotë një happy end për ish-ministrin e Brendshëm, i cili pret mesa duket pret vetëm fundin e skenarit të parashikuar për të. Siç thotë ambasada amerikane, gjykimi do të jetë i drejtë për një çështje korrupsioni, siç e cilëson ajo çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Beendshëm.