Blloku Në Vëmendje
Vetting-u toleron paratë e zeza policëve
Punonjësit e policisë që do t’i nënshtrohen Vetting-ut mund të deklarojnë deri në 1.5 milionë lekë të ardhura të përfituara jashtë skemës së kontrollit tatimor.
Ky është një nga “lëshimet” ne ligjin që synon të pastrojë radhët e policisë nga efektivet e korruptuar.Të gjithë efektivet që kanë të ardhura të përfituara nga puna në të zezë apo nga aktivitete që nuk i justifikojnë dot ligjërisht, do t’u duhet të bejne një deklarim mbi burimin e kesaj shume, por nuk jane te detyruar ta dokumentojne, raporton Tv Klan.
Gjinar-Elbasan, shpërdorim detyre për dy ish-zyrtarët e LSI
Dy ish-zyrtarët e LSI-së, Andi Toma, dhe Dashamir Xhika akuzohen për shpërdorim detyre në rastin e rrugës Elbasan-Gjinar.
I pari drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017 dhe i dyti Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 2008 –2013 janë pjesë e 11 të pandehurve që janë çuar për gjykim pas përfundimit të hetimeve.
Skandali "Gulf" përfshin edhe policinë
Çështja e hetimit për mashtrim të administratorit dhe menaxherit të kompanisë “Gulf” merr përmasat e një skandali që ka të bëjë me veprimet e institucioneve shtetërore. Së pari ngjarja nisi me heshtjen e përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme për faktin nëse Irakli Svanidze dhe Albano Aliko ishin vënë apo jo në kërkim. Njoftimin për këtë çështje Policia e Shtetit e dha zyrtarisht vetëm në datën 21 prill, pra një ditë pas kallëzimeve për mashtrim dhe pasi klientë të ndryshëm po përballeshin me mungesë shërbimi për tollonat e shpërndarë nga kompania.
TemaTv/Kallëzim penal ndaj menaxherit të “Gulf”? Prokuroria: Nuk kemi asnjë kërkesë nga policia
Prokuroria nuk ka marrë nga Policia e Shtetit asnjë kërkesë për hetim në lidhje me mbylljen e menjëhershme të kompanisë së karburanteve“Gulf”. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Tema TV se deri në mesditën e ditës së sotme, policia nuk ka çuar në organin e akuzës asnjë kërkesë për hapje hetimi në lidhje me falimentimin dhe mbylljen e pikave të tregtimit të karburanteve “Gulf”, të cilat lanë pas detyrime të pashlyera kundrejt klientëve.
BE i “pret” buxhetin Europës Lindore
Brukseli ka në plan për të transferuar dhjetëra miliarda euro të buxhetit të BE-së nga Evropa Qendrore dhe Lindore drejt vendeve të goditura rëndë nga kriza financiare si Spanja e Greqia. Sipas një raporti të gazetës britanike Financial Times, BE do të rishikojë skemën e shpërndarje së fondve dhe kanalizimin e burimeve për vende të tilla si Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke.
Milionat e hedhura dëm të Rilindjes Urbane
Sot Top-Channel raportonte për përmbytjen e një piste biçikletash ndërtuar anës liqenit të Belshit në kuadër të asaj që njihet si Rilindja Urbane. Projekti ka marrë qindra milionë euro në 4 vjet dhe ka synuar rigjallërimin urban të qyteteve shqiptare të cilave u është imponuar monotonia e një shëtitoreje me pllaka dhe ndriçim, disa pemë, ndonjë shatërvan dhe kuptohet shiriti i përurimit.
Nga prononcimet e banorëve rezulton se liqeni ka qenë 70 cm më lart se vija aktuale e ujit, gjë që duhet të ishte marrë parasysh nga zbatuesit e projektit.
A janë transparente raportet e Bankës së Shqipërisë?
Viti 2018 duket se ka nisur me shumë punë për Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit. Në faqen online të këtij komisioneri, e cila në katër ditë të javës nga shtatë të tilla është jofunksionale, janë publikuar 17 vendime marrë për ankesa të ndryshme ndaj institucioneve publike. Mes tyre figurojnë Ministria e Energjetikës, Bashkia Tiranë, Avokatura e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, DSIK etj..
Pafajësi për krimin ndaj Ardit Gjoklajt
Vdekja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës në gusht të vitit 2016 vuloset si ngjarje aksidentale. Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ishin shoferin e fadromës së firmës që grumbullonte mbeturinat, Edmond Kollari, dhe përgjegjësi i turnit të firmës, Dëfrim Hakrama.
Sipas Gjykatës nuk kishte prova të mjaftueshme për vrasjen aksidentale të të miturit Gjoklaj, që punonte në landfillin ku subjekti “3R” sh.p.k ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në bazë të një aktmarrëveshjeje me Bashkinë Tiranë.
Greqia dhe Turqia, luftë e pashpallur në Egje
Tensionet në Egje mes Turqisë dhe Greqisë, janë një front i padeklaruar lufte, që nuk ka mbetur vetëm në nivel deklaratash. Athina flet zyrtarisht për një konflikt të hapur ushtarak, që kulmoi me rrëzimin e një avioni Mirage dhe humbjen e jetës së një piloti grek gjatë fluturimeve për monitorimin e hapësirës ajrore.
"Jemi në një luftë të pashpallur në Egje, por pozicionimi i forcave tona bëhet në mënyrë të tillë që të mos kemi humbje të pilotëve tanë"- tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Fotis Kuvelis.
Bruçaj për VOA: Tirana nuk mund të zgjidhë problemet e Turqisë
I përfolur si një nga njerëzit kryesorë të rrjetit të Fetullah Gylen në Shqipëri, kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj ka komentuar për herë të parë arrestimet në Kosovë dhe kërkesën e autoriteteve turke që edhe Shqipëria të dorëzojë personat e listuar nga Ankaraja si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit.