Vetting-u toleron paratë e zeza policëve
Punonjësit e policisë që do t’i nënshtrohen Vetting-ut mund të deklarojnë deri në 1.5 milionë lekë të ardhura të përfituara jashtë skemës së kontrollit tatimor.
Ky është një nga “lëshimet” ne ligjin që synon të pastrojë radhët e policisë nga efektivet e korruptuar.Të gjithë efektivet që kanë të ardhura të përfituara nga puna në të zezë apo nga aktivitete që nuk i justifikojnë dot ligjërisht, do t’u duhet të bejne një deklarim mbi burimin e kesaj shume, por nuk jane te detyruar ta dokumentojne, raporton Tv Klan.
Sindikatës së Policisë së Shtetit problem mbetet fakti se kanë mbetur vetëm dy javë nga përfundimi i afatit të vetëdeklarimit të punonjësve të policisë, por Ministria e Brendshme dhe qeveria nuk kanë nxjerrë aktet nënligjore përkatëse për funksionimin e ligjit.
Lidhur me këtë pretendim Ministria e Brendshme thotë se është nxjerrë udhëzimi që përcakton modalitetet e vlerësimit kalimtar per punonjesit qe kane dorezuar formularet, si dhe është dërguar në qeveri projekt vendimi për pagesën e anëtarëve të Komisioneve Vlerësuese.
Comments
ne shqiperi nuk ka njeri qes
ne shqiperi nuk ka njeri qes ka te ardhura jasht sistemit bankar e financiar.cdo njeri ka te ardhura ne te zeze sepse i tille eshte sistemi aty.duhet ber dallimi midis atyre qe jetojne dhe atyre qe kane luks.kush ka vene 10000 eu ne jete te vete te pa ligjshme vetem jeton e shkollon ndonje femije ne universitet,sben dot asgje me shume..ata qe i shtojne ndonje zero,kane halle te tjera.me duket e drejte tolerimi i asaj shifre,nese sdo te besh utopi.ata qe jane pa pune e shesin veze pa fature quhen hajdut???kriminel?jo se me vez ti nuk arrin te sigurosh dot buken e gojes e ty shteti ta lejonte jo faturimin...
Add new comment