Blloku Në Vëmendje
Shtohet presioni edhe për Teatrin e Ri (Video)
Protesta e Kukësit mesa duket ka inkurajuar artistët të kërkojnë ndihmën e politikës për të ndalur projektin e Edi Ramës për Teatrin e Ri. Në një grumbullim para ambjenteve të Teatrit ku ishte prezent edhe Robert Ndrenika, u hodh ideja e një takimi me Ilir Metën.
Video/5 euro për të kaluar në Tiranë
Predikues dhe dhunues (Video)
Argumenti më i fortë i kryeministrit për t'iu shmangur thelbit të diskutimit lidhur me protestën e dhunshme në Kalimash ishte se një tufë vandalësh dhunuan pronën publike dhe private.
I njëjti makth si me armët kimike
Me një fjalim empatik të ngjashëm me atë armëve kimike, kryeministri Rama u shfaq në televizionin ERTV në një konferencë për ngjarjet e paradites në Kalimash, duke iu drejtuar popullit me nje monolog, pasi gazetarët nuk ishin të pranishëm. Dukshëm i tronditur nga protesta dhe djegia e stacionit të pagesave në Rrugën e Kombit, Rama nuk i fshehu emocionet që i shkaktoi përplasja e protestuesve me policinë. Kryeministri tregoi me gisht nga opozita si orkestruese e gjithë skenarit, duke folur sa me tone të ashpra ndaj protestuesve dhe me zë të butë dhe shpjegues ndaj banorëve.
Zjarr kabinave të Rrugës së Kombit në Kalimash (Video)
Banorë të Kukësit dhe Kosovës janë përplasur me policinë teksa nisën protestën kundër taksës së vendosur për kalimin në rrugën e Kombit. Protesta nisi në orën 11:00 në afërsi të sporteleve ku do të paguhet tarifa ndërsa qytetarët fillimisht bllokuan qarkullimin dhe më pas qëlluan me gurë sportelet e firmës konçesionare.
Polcia është dorëzuar para protestuesve ndonëse në Kukës ndodhen edhe Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë. Situata vijon të jetë e tensionuar dhe siç tregojnë edhe pamjet. Mësojmë se kabinave të firmës konçesionare u është vënë zjarri.
Protestë në Kukës kundër tarifës së rrugës së Kombit(video)
Deklarata e Kryeministrit:
Protesta e sotme pas suksesit:
Siguria ushqimore në një etiketë, ku të besojmë?(video)
Gjithësecili, kudo, ka nevojë për ushqim të sigurt, të çliruar nga mikrobet, viruset dhe kimikate. Por globalizim do të thotë që ushqimi që ne hamë sot mund vijë nga cdo kënd i botës. Dhe një destinacion i këtij tregu, është Shqipëria. Një treg që zgjerohet nga dita në ditë, me prodhime që reklamohen për garanci shëndeti dhe jetëgjatësi, por që në finale kanë rezultuar me pasoja.
Gabuan apo zbatuan urdhërin?! (video)
Dorëzimi në Turqi i gjashtë personave të ashtuquajtur gylenistë ka shtuar dyshimet se ky operacion është bërë në kordinim me Presidentin Thacci dhe kryeministrin Haradinaj, ndonëse këta të fundit kanë mohuar të kenë patur dijeni.
Shkarkimi i ministrit të Brendshëm dhe i kreut të Inteligjencës së Kosovës nuk i kanë hequr dyshimet se autoritetet politike në Prishtinë kanë vepruar në zbatim të urdhërave të “sulltanit” turk. Pas një mbledhje të krerëve politikë u fol për një gabim institucional.
Furtunë politike në Kosovë pas arrestimit të 6 gylenistëve (Dokumenti)
Furtunë politike ka shkaktuar në Kosovë, arrestimi i 6 personave të etiketuar si gylenistë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrese zyrtare dërguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt, ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Mosbesimi Tiranë-Athinë ndryshon axhendën e Prillit
Prilli ishte parashikuar koha kur qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë do të përmbyllnin negociatat për nënshkrimin e partneritetit strategjik siç u lajmëruar nga Rama e Cipras pas takimit në Davos.