Zjarr kabinave të Rrugës së Kombit në Kalimash (Video)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/03/kabina_2018_03_31_12.jpg?itok=Va_Xk4pO)
Banorë të Kukësit dhe Kosovës janë përplasur me policinë teksa nisën protestën kundër taksës së vendosur për kalimin në rrugën e Kombit. Protesta nisi në orën 11:00 në afërsi të sporteleve ku do të paguhet tarifa ndërsa qytetarët fillimisht bllokuan qarkullimin dhe më pas qëlluan me gurë sportelet e firmës konçesionare.
Polcia është dorëzuar para protestuesve ndonëse në Kukës ndodhen edhe Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë. Situata vijon të jetë e tensionuar dhe siç tregojnë edhe pamjet. Mësojmë se kabinave të firmës konçesionare u është vënë zjarri.
Në protestë marrin pjesë banorë të zonës, shoqata biznesi nga Shqipëria dhe Kosova si dhe mbështetës të partive politike. Vendosja e tarifës për rrugën e Kombit u shoqërua dy ditë më parë nga debate të ashpra në parlament. Një kronikë më të zgjeruar për situatën në Rrugën e Kombit do të kemi në edicionin e orës 15.
Add new comment