I njëjti makth si me armët kimike
Me një fjalim empatik të ngjashëm me atë armëve kimike, kryeministri Rama u shfaq në televizionin ERTV në një konferencë për ngjarjet e paradites në Kalimash, duke iu drejtuar popullit me nje monolog, pasi gazetarët nuk ishin të pranishëm. Dukshëm i tronditur nga protesta dhe djegia e stacionit të pagesave në Rrugën e Kombit, Rama nuk i fshehu emocionet që i shkaktoi përplasja e protestuesve me policinë. Kryeministri tregoi me gisht nga opozita si orkestruese e gjithë skenarit, duke folur sa me tone të ashpra ndaj protestuesve dhe me zë të butë dhe shpjegues ndaj banorëve.
Një pjesë e fjalimit:
Të gjithë kundërshtuesve që nuk kanë lidhje me krimet e sotme, se të jenë të qetë se nuk do të paguajnë njësoj si përdoruesit e tjerë të saj. Shumë ndotës të pa ligj të debatit politik kanë trazuar shpirtin dhe kanë humbur fillin e arsyes së njerëzve të zakonshëm
Më këtë rast duhet ta përsëris edhe njëherësh, në asnjë vendim timin nuk ka asnjë harresë ndaj ëndrrave dhe dhimbjes së tyre. Me vandalët do të silleni siç e meritojnë kundërshtarët e ligjit. Ndërsa me qytetarët, do të bashkëbisedojmë dhe do të bisedojmë se si duhet bërë. E vërteta është që çdo kush prej tyre që është përdorues i shpeshtë do të përfitojë. Ne do të komunikojmë me kompaninë dhe banorët e zonës, për të shpjeguar se si do të behet. Brenda j më shumë se 60 ditëve, ne do të komunikojmë me të gjithë dhe tu tregojmë të gjithëve të vërtetën dhe për të bërë më mirën për të gjithë përdoruesit e shpeshtë të rrugës
Add new comment