Gjinar-Elbasan, shpërdorim detyre për dy ish-zyrtarët e LSI
Dy ish-zyrtarët e LSI-së, Andi Toma, dhe Dashamir Xhika akuzohen për shpërdorim detyre në rastin e rrugës Elbasan-Gjinar.
I pari drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017 dhe i dyti Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 2008 –2013 janë pjesë e 11 të pandehurve që janë çuar për gjykim pas përfundimit të hetimeve.
Dy ish-zyrtarët e LSI aktualisht janë nën masë siguri “arrest me burg” në kuadër të hetimeve për abuzimet me rrugën Elnasan-Gjinar. Për shpërdorim detyre akuzohen edhe specialistë e punonjës të tjerë të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ndërsa Prokuroria akuzon për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, disa persona që lidhen me shoqëritë “Vëllezërit Hysa”, “Arifaj” sh.p.k. dhe “Zenit-06” sh.p.k, të kontraktuara për punimet e rrugës.
3 shoqëritë tregtare dhe administratorët e tyre akuzohen se kanë përvetësuar fondet e punimeve të pakryera pa bërë as mbikqyrjen e punimeve për ndërtimin e këtij segmenti. Xhika dhe Toma si edhe të pandehurit e tjerë të kësaj dosje akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 5 miliarde leke te vjetra.
Add new comment