Blloku Në Vëmendje

Populizëm neo-majtist, Podemos në referendum për mirëqënien e liderit

Postuar në 27 Maj, 2018 19:06

Si do do të gjykojnë 490,000 anëtarët e Podemos vendimin e liderit të saj, Pablo Iglesias dhe bashkëshortes së tij, Iren Montero për t'u zhytur me kredi "deri në fyt" për të blerë një shtëpi 270 metra katror me kopsht dhe pishinë në një fshat 40 km larg nga Madridi? 

Rezultatet e referendumit origjinal do të shpallen të hënën, edhe pse nuk ka dyshime se baza e partisë spanjolle do të konfirmojë qëndrimin e çiftit në pozita udhëheqëse në krye të lëvizjes majtiste. 

Italia, minë me sahat për financat europiane

Postuar në 26 Maj, 2018 12:15

Situata ekonomike në Itali konsiderohet tejet e brishtë dhe një kërcënim serioz për Eurozonën. Sipas gazetës gjermane "Der Spiegel"  ndryshe nga Greqis, Italia mund të mbështetet maksimumi 1 deri në 2 vite në mekanizmin e shpëtimit evropian. 

Pastaj euro në mënyrë të pashmangshme do të shkojë drejt në një krize që do të kërcënonte ekzistencën, e bankave dhe institucioneve financiare në mbarë botën. 
Nëse Greqia ishte "bombë artizanale", Italia është "bombë atomike ", shkruan revista gjermane. 

Laboratorin për audio-përgjimin e zgjedh Italia

Postuar në 25 Maj, 2018 13:30

Dalin të tjera detaje nga dosja për Agron Xhafajn dhe Albert Veliun. Audiopergjimi mësohet se është derguar ne Itali, ku do jenë autoritetet e këtij vendi që do të vendosin se ku do të kryhet ekspertimi për materialin që u denoncua nga Partia Demokratike.

Burime nga Prokuroria thanë për Respublica se lënia në dorë të autoriteteve italiane për të zgjedhur laboratoin është bërë me qëllimin që të shmanget çdo intepretim për ndikim politik të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Hyn në fuqi rregullorja e BE për privatësinë

Postuar në 24 Maj, 2018 21:56

Nga 25 maji do të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bashkimit Europian për mbrojtjen e privatësisë. Ajo imponon kushte të rrepta në përpunimin e të dhënave personale dhe respektimin e  gjithë qytetarëve të BE-së.

Ndryshimi u bë me me arsyetimin se të dhënat personale konsiderohen si një pasuri e vlefshme dhe rregullat që i mbrojnë duhet të jenë më të rrepta. Rregullorja e re zëvendëson kështu  Direktivën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave 1995, e cila u vu në zbatim para se “icloud” të prezantonin mënyra të reja të menaxhimit të të dhënave personale.

Propaganda poshtëruese e Erion Veliajt për ministrat e qeverisë

Postuar në 23 Maj, 2018 18:48

Mediat kombëtare raportuan lajmin se kryebashkiaku i Tiranës i është bashkuar fushatës së lobimit të qeverisë për hapjen e negociatave. http://tvklan.al/kryebashkiaku-veliaj-nis-lobimin-ne-holande-per-negociatat-e-shqiperise/

Xhaçka propozon ardhjen e Mossad në Shqipëri

Postuar në 23 Maj, 2018 17:09

Pas kërkesës drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur baza ushtarake në Shqipëri, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i propozoi një “ftesë për bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit për Qendrën për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë”. Ndonëse nuk specifikohen agjencitë dhe mënyra e bashkëpunimit, ngritja në Shqipëri e "Qendrës për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë” nuk përjashton mundësinë që agjentë të Mossad të asistojnë shërbimet shqiptare.

Tenderi i Mercedesit, 2 vite burg për Gruevskin

Postuar në 23 Maj, 2018 15:12

Me 2 vite burg u dënua nga Gjykata ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski. A u gjet fajtor për mungesen e transparencës në blerjen e një Mercedesit luksoz me vlerë 600 mijë eurosh. 

Sipas Gjykatës nuk ka asnjë  dyshim se Gruevski  ka keqpërdorur pozitën e tij si kryeministër për të blerjen e  Mercedesin. Për rastin "Tanku" akuzohen edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ish-zv/ministri, Gjoko Popovski.

Rekordi negativ i gjyqësorit: 12 vjet për shqyrtimin/gjykimin e plotë të një dosjeje

Postuar në 23 Maj, 2018 13:47

Çështjet e pashqyrtuara prej vitesh në Gjykatën e Lartë mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë shtetit në Gjykatën e Drejtave të Njeriut në Strasburg. Paralajmërimi për kostot e dosjeve të zvarritura vjen nga avokatët. Në këtë gjykatë gjenden në radhë rreth 20 mijë dosje të pahapura nga gjyqtarët për shkak të mungesës së kuorumit të anëtarëve. Sipas avokatit Ervin Muja afati i shqyrtimit të një dosjeje në të gjitha shkallë shkon deri në 12 vjet, për shkak të zvarritjeve dhe problemeve të krijuara nga mungesa e gjyqtarëve siç është rasti i Gjykatës së Lartë. 

Kë shqetëson prezenca e Turqisë në Ballkan?

Postuar në 22 Maj, 2018 18:42

Turqia vijon të renditet ndër temat kryesore të mediave Perëndimore që e shohin Ankaranë si një kundërshtar të fortë të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit. Kështu gazeta gjermane Die Welt e konsideron presidentin turk si kujdestar të muslimanëve të Ballkanit. Gazeta merr shkas nga takimi elektoral i Erdogan në Sarajevë, duke nënvizuar se të gjitha vendet e BE kanë ndaluar presidentin turk të bëjë fushatë në  këto shtete, ndërsa në Bosnje-Hercegovinë nuk kishte asnjë problem.

Rënia e operatorëve privatë. RTSH merr ekskluzivitetin e Botërorit të Rusisë

Postuar në 20 Maj, 2018 18:20

Kampionati Botëror i Futbollit Rusi 2018 do të transmetohet nga Radio Televizioni Shqiptar. Ekskluziviteti i transmetimit që i ikën kësaj radhe operatorëve privatë, është njoftuar në faqen e RTSH-së që bën me dije edhe investimet e kryera në infrastrukturë e që sigurojnë mbulim në disa zona të Shqipërisë.

Mjafton një televizor DVB T2 ose një marrës i thjeshte dixhital për aparatet televizive të gjeneratës T1 apo më të hershme dhe bota vjen në shtëpinë e shqiptarëve pa asnjë pagesë në kualitetin më të lartë të figurës Full HD

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje