Propaganda poshtëruese e Erion Veliajt për ministrat e qeverisë

Postuar në 23 Maj, 2018 18:48

Mediat kombëtare raportuan lajmin se kryebashkiaku i Tiranës i është bashkuar fushatës së lobimit të qeverisë për hapjen e negociatave. http://tvklan.al/kryebashkiaku-veliaj-nis-lobimin-ne-holande-per-negociatat-e-shqiperise/

Një teleraportim i pafiltruar që i është përmbajtur fjalë për fjalë njoftimit për shtyp të bashkisë së Tiranës, ku nënvizohet se  “në vijim të vizitës së tij dy ditore në Hollandë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u prit dje në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Roterdanimit, Ahmed Aboutaleb”.

Veliaj sipas asaj që raportohet merr atributet e një kryetari delegacioni shtetëror, ku dy ministrat, ai i Brendshëm dhe ajo Drejtësisë dalin në rolin e shoqëruesve të kryebashkiakut. http://top-channel.tv/2018/05/23/veliaj-te-gjithe-kemi-nje-qellim-integrimin-e-shqiperise-ne-be/. Edhe pse rëndësia e formatit në këtë rast relativizohet me vizitën në bashkinë e Amsterdamit, prezantimi i Veliajt si ambasador i reformave të qeverisë, ku ministrat shfaqen si dekor i “skuadrës kombëtare” i shërben vetëm propagandës poshtëruese të Veliajt ndaj ministrave.

Duke shfrytëzuar një vizitë të programuar të dy ministrave Xhafaj e Gjonaj në Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Holandës, kryetari i Bashkisë është shfaqur këtë herë si njeriu që ka marrë qeverinë nga dora për ta udhëhequr në sqarimin e çdo keqkuptimi që pengon hapjen e negociatave.

Një tjetër truk “publiçitar” nga ato që montohen thuajse çdo ditë në zyrat e shtypit të bashkisë së Tiranës me ndryshimin se si dekor i zotit Veliaj nuk janë fidanët e pemëve, por dy ministrat më të rëndësishëm të qeverisë. E vërteta është se si vizita e zotit Xhafaj, ashtu dhe e ministres Gjonaj kanë qenë të programuara, siç konfirmuan zyrtarisht për ResPublica burime nga kabinetet e dy ministrave.

I paftuari i vetëm në këtë rast është Erion Veliaj, i cili përtej çdo skrupulli, norme politike dhe protokollare  udhëtoi deri në Hollandë, prej nga u kujdes të dërgonte lajmin se po kryesonte zhbllokimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.