Populizëm neo-majtist, Podemos në referendum për mirëqënien e liderit
Si do do të gjykojnë 490,000 anëtarët e Podemos vendimin e liderit të saj, Pablo Iglesias dhe bashkëshortes së tij, Iren Montero për t'u zhytur me kredi "deri në fyt" për të blerë një shtëpi 270 metra katror me kopsht dhe pishinë në një fshat 40 km larg nga Madridi?
Rezultatet e referendumit origjinal do të shpallen të hënën, edhe pse nuk ka dyshime se baza e partisë spanjolle do të konfirmojë qëndrimin e çiftit në pozita udhëheqëse në krye të lëvizjes majtiste.
Shtatë vjet pas protestave të të "indinjuarve" spanjollë, kur lëvizja u shndërrua në një parti që këmbëngul në zgjedhjen e politikave alternative, partitë e establishmentit po kërkojnë arsye për të hequr qafe të sapoardhurit në skenën politike.
Përballë këtij presioni Podemos bën një lëvizje taktike, duke prezantuar si normë demokratike populizmin burimor të së majtës përmes një referendumi "alla socialism", çka mund ta shohim ta iniciojé ndonjë ditë edhe Erion Veliaj.
Shuma e kredisë hipotekore (540,000 euro, me këst 1,600 euro në muaj), dhe sidomos kohëzgjatja e saj (30 vjet), zbuloi se dy udhëheqësit e Podemos dëshirojnë të qëndrojnë në pozita të tilla, që të jenë të paguar mirë për dekada, çka u kritikua ashpër brenda partisë.
Pas një periudhe me rënie të popullaritetit, Podemos kthehet kryesuese në sondazhe, gjë që e bën edhe më të domosdoshme nga ana e partisë në pushtet të sulmojë besueshmërinë e drejtuesve kryesorë.
Megjithatë, në rast se çështja e vilës të çojë në dorëheqjen e drejtuesve aktualë të partisë Podemos mund të bjerë në duart e opozitarëve në parti, në sytë e të cilëve Iglesias dhe Montero janë "kanë rrëshqitur djathtas".
Add new comment