Italia, minë me sahat për financat europiane
Situata ekonomike në Itali konsiderohet tejet e brishtë dhe një kërcënim serioz për Eurozonën. Sipas gazetës gjermane "Der Spiegel" ndryshe nga Greqis, Italia mund të mbështetet maksimumi 1 deri në 2 vite në mekanizmin e shpëtimit evropian.
Pastaj euro në mënyrë të pashmangshme do të shkojë drejt në një krize që do të kërcënonte ekzistencën, e bankave dhe institucioneve financiare në mbarë botën.
Nëse Greqia ishte "bombë artizanale", Italia është "bombë atomike ", shkruan revista gjermane.
"Përveç kësaj," vazhdon revista gjermane, Greqia ishte një vend i varfër në prag të falimentimit, që kishte nevojë për ndihmë urgjente. italianët shpenzojnë më shumë se gjermanët dhe janë shumë më të pasuri se qytetarët e Letonisë apo Sllovakisë, të cilëve u kërkohet për të mbajtur mbi supe barrën e një reformës tatimore, nga e cila kryesisht do të përfitojnë italianët më të pasur.
Në qoftë se më në fund qeveria e re italiane do të marrë atë që dëshiron, do të krijojë një formë tejet tinëzare të transferimit të burimeve në Evropë, nga më të varfrit tek me pasurit.
Add new comment