Kalon vetting-un gjyqtarja e Tiranës
Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës ka kaluar Vetting-un. Ajo është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka vlerësuar se gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figurës dhe deklaratën e pasurisë.
Per gjyqtaren ka vetëm dy ankesa, por në asnjërën prej tyre nuk ka patur shkelje ligjore si dhe nuk ka ësnjë masë disiplinore. Xhaxho është gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe u be pjesë e listës prioritare për të kaluar në sitën e vettingut.
Gjyqtarja është ndër të pakëtat gjyqtare që ka shënuar zvogëlim të pasurisë së saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. Manjola Xhaxho zotëronte një pasuri me vlerë rreth 5.6 milionë lekë në vitin 2003. Në fund të vitit 2016, pasuria e saj rezulton të jetë rreth 2.9 milionë lekë ose 1.9 herë më e ulët se viti fillestar i deklarimit.
Ajo banon ne nje apartament 2+1 ne pronesi te prinderve. Apartamenti eshte blere ne vitin 2001 dhe u eshte dhuruar prinderve ne vitin 2011, nderkohe qe nuk ka pasuri te paluajtshme ne emer te gjyqtares.
Add new comment