Apelohet pafajësia e të akuzuarve për çështjen Gjoklaj
Pak kohe pasi Gjykata e Tiranes shpalli te pafajshem dy të akuzuarit për vrasjen aksidentale të të miturit Ardit Gjoklaj në vitin 2016-të në landfillin e Sharrës në Tirane, prokuroria apelon vendimin, duke kerkuar fajesi per ta.
Sipas prokurorise, dy personat nen akuzë për ngjarjen e bujshme, shoferi i fadromës së firmës që grumbullonte mbeturinat, Edmond Kollari, dhe përgjegjësi i turnit të firmës, Dëfrim Hakrama, duhet te denohen.Vendimi i Gjykatës së Tiranës shpalli të pafajshëm dy te akuzuarit, me argumentin se nuk ka prova të mjaftueshme për vrasjen aksidentale të të miturit Gjoklaj, i gjetur i pajetë në gusht të vitit 2016-të në landfillin e Sharrës.
Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Tiranës, Dë- frim Hakrama dhe fadromisti Edmond Kollari nuk kanë respektuar rregulloren për mënyrën e punës në landfill, ku Gjoklaj humbi jetën nga përplasja me fadromën.
Vlen të theksohet se Prokuroria nuk ka hetuar bashkinë e Tiranës dhe dhënien për shfrytëzim të landfillit të Sharrës, kompanisë “3R” sh.p.k e cila ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në bazë të një aktmarrëveshjeje me Bashkinë e Tiranës, pa respektuar procedurat ligjore. Ardit Gjoklaj u gjet i pajetë, ishte i veshur me uniformën e punëtorit në landfill (kominoshe ngjyrë gri dhe doreza të gomuara pune).
Add new comment