Blloku Kulturë
Zbulohet regjistrimi i rrallë i Freddy Mercury (Video)
Fansat e Freddy Mercury patën një surprizë të enjten që ndoshta për ta do të mbetet e paharrueshme. Miku dhe bashkëpunëtori i grupit, Dave Clark publikoi një videoklip të filmuar në vitin 1986 ku Mercury këndoi për herë të parë këngën “Time Waits For No One”.
Kënga u regjistrua për herë të parë në Abbey Road Studio, por për shumë vite ky regjistrim konsiderohej i humbur.
A do ta kuptojnë njerëzit artin që do të prodhojë inteligjenca artificiale?
Nëse supozojmë se vetëdija e mendjeve artificiale bëhet e mundur, ato mendje do të ndjejnë dëshirën për të krijuar art. Por a do të jemi ne në gjendje ta kuptojmë atë? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të shqyrtojmë dy nënpyetje: kur një aparaturë bëhet autore e një vepre arti? Dhe si mund ta përkufizojmë llojin e artit që ajo bën?
Shqipëri e Vishisë, apo Shqipëri e Normandisë? A duhet hapur çështja e dëmshpërblimeve të LIIB?
Në revistën online “Peizazhe të Fjalës” është publikuar së fundmi një shkrim mbi një aktivitet të zhvilluar në Bavari të Gjermanisë lidhur me aktivitetin ushtarak të Divizionit të parë Malor dhe masakrat e tij në Greqi dhe Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndërron jetë Franco Zeffirelli
Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare regjizori i famshëm italian, Franco Zeffirelli.
Një mbrojtës i klasikëve, por një antikonformist
Kështu e quante agjencia Ansa në njoftimin e vet ndërkohë që thuajse të gjitha mediat kanë vënë në dukje arritjet e tij në kinema.
Elozh për çmendurinë
Ka aftësinë për t’i bërë njerëzit të lumtur. Ua vë veshin sharlatanëve në shesh, grindavecëve, të çmendurve.
Kënaqësia është e tillë vetëm nëse ka brenda pak çmenduri: e ëmbël është jeta në mungesë të plotë të aryetimit.
Edhe perënditë plot hir, rini dhe lumturi kërkojnë e kërkojnë këtë lloj çmendurie.
Arsyeja sjell rigorozitet e ashpërsi dhe çon në zgjidhjen e proceseve matematikore më të vështira. Por është e mërzitshme.
Emancipimi i femrës në diktaturë, një mit i rremë?!
Jeta nën regjimin komunist ka qenë një luftë për mbijetesë, sidomos për femrat. Historiania australiane, Shanon Woodcock, në librin e saj, “Jeta është luftë: Mbijetesa në diktaturën komuniste shqiptare” mbledh historitë e gjashtë indidvidëve, të cilët kanë jetuar nën shtypjen e sistemit komunist gjatë viteve 1944-1991. Libri i botuar në shqip sjell nëpërmjet rrëfimeve të 6 personazheve, një pasqyrë të qartë të mekanizmave me të cilët shteti kontrollonte çdo aspekt të jetës.
Udhëtimi me tren nëpër Serbi
Kanë kaluar 30 vjet nga hera e fundit kur kam udhëtuar me tren nëpër Serbi. Hera e fundit që kam udhëtuar me tren nëpër Serbi ka qenë në shtator të 1989-tës, kur po shkonim me Ibrahim Rugovën në mbledhjen e Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë në Zagreb dhe në shënimin e 600-vjetorit të Ivan Gunduliqit. Ndërkaq, hera e parë që kam udhëtuar me tren nëpër Serbi ka qenë në vitin 1969, kur si nxënës që po mbaronim klasën e tetë, na patën dërguar në ekskursion në Beograd, në Suboticë dhe liqenin Paliqit, ku gati pata humbur jetën nga një rrëzim aksidental.
Ekstremi i djathtë ka arritur pikën e vlimit dhe duhet të derdhet
Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 92 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës. Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidente e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi.
“Nuk e ka për detyrë historia të zgjidhë problemet e të ardhmes, por thjesht të na kujtojë zgjedhjet që janë bërë në situata të ngjashme. Ajo lloj historie që na mëson vetëm një zgjidhje është e rrezikshme”, thotë ajo.
Aleanca për Teatrin: Koha për t’u përballur fizikisht me qeverinë
Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, paralajmëron përballje fizike me qeverinë pas botimit në fletoren zyrtare të vendimit per shembjen e godinës së Teatrit.
Në një reagim të saj thuhet se çështja e Teatrit po vërtetohet si një histori grabitjeje nga dyshja Rama-Veliaj kundër interesit të publikut dhe në favor të klientëve të qeverisë.
Deklarata e plotë:
Pse "Madame X" skandalizoi botën e artit (FOTO)
Në kohët e sotme, në vitin 2019, është e vështirë të kuptohet pse piktura e John Singer Sargent “Madame X”, 1883-1884 skandalizoi Parisin.
Nëse vizitoni Muzeun Metropolitan të Artit dhe shihni të varur një kornizë ari të zbukuruar, do të shihni një kompozim të thjeshtë: një grua me lëkurë si prej porcelani, që qëndron drejt në këmbë në një sfond të kafenjtë.