Zbulohet regjistrimi i rrallë i Freddy Mercury (Video)
Fansat e Freddy Mercury patën një surprizë të enjten që ndoshta për ta do të mbetet e paharrueshme. Miku dhe bashkëpunëtori i grupit, Dave Clark publikoi një videoklip të filmuar në vitin 1986 ku Mercury këndoi për herë të parë këngën “Time Waits For No One”.
Kënga u regjistrua për herë të parë në Abbey Road Studio, por për shumë vite ky regjistrim konsiderohej i humbur.
“Time Waits For No One” e Freddy Mercury është demoja e parë muzikore e mjusikkëllit "Times" që u shfaq në të njëjtin vit në Londër. Një version shumë emocional ku dëgjohet një tingull pianoje dhe zëri karakteristik i legjendarit Freddy Mercury.
Add new comment