Blloku Kulturë
Kur kishte kritikë/Agresioni kinematografik i SHBA-së
Agresioni kulturor që ka ndërmarrë sot Amerika nuk është diçka e re. Nëpërmjet filmit, letërsisë, muzikës dhe arteve të tjera kjo superfuqi ka synuar të vendosë hegjemoninë e saj që në vitet ’30 të këtij shekulli, duke kërkuar të bëhet objekt referimi dhe imitimi nga të gjithë popujt e botës e duke ngritur në kult forcën dhe superheroin amerikan, - parajsën – dhe mënyrën amerikane të jetesës.
Një pjesë e ngjarjeve të luftës janë të krijuara si mite
Një pjesë e ngjarjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri janë të krijuara, ose ato që kanë ndodhur janë zbukuruar për të ngelur si mite, për t’i dhënë pozicion të spikatur disa individëve.
Kështu shprehet në një bisedë për “TemA TV”, Romeo Gurakuqi, ndërsa flet për antifashizmin në Shqipëri dhe për konferencën me temë Luftën e Dytë Botërore, që do të mbahet në nëntor në Akademinë e Shkencave.
Cutillo kundër zhdukjes së kujtesës historike në Tiranë
Shqipëria moderne lind me shndërrimin e Tiranës në kryeqytet. Kështu shprehet ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo teksa bën publik qëndrimin e tij për ruajtjen e ndërtesave që përbëjnë atë që quhet kujtesa historike e Tiranës.
Skandali me falsifikimin e veprave të artit
Arrestimi disa ditë më parë i një piktori italian me akuzën e falsifikimit të veprave të artit është kulmi i një investigimi që përfshin disa nga muzetë, koleksionistët, tregtarët dhe shtëpitë më të famshme të ankandeve në botë.
Më 10 shtator, një piktor i panjohur, 61-vjeçari Lino Fronzia, u arrestua nga policia në veri të Italisë dhe po mbahet në paraburgim në pritje të ekstradimit të tij në Paris për t’u marrë në pyetje nga autoritetet lokale që kanë hetuar për pesë vjet çështjen e një rrjeti ndërkombëtar të falsifikimitë të veprave të artit.
Akuza e radhës: Historiografia jonë, tmerrësisht antiosmane dhe antiturke!!!
Publicisti kosovar, Nexhmendin Spahiu shkruan së fundmi për natyrën antosmane dhe antiturke të historiografisë shqiptare. Pasi rendit disa të dhëna që sipas tij legjitimojnë këtë tezë, Spahiu thotë se përhapja e kësaj lloj historiografie u konceptua nga Aleks Buda, Arben Puto dhe Kristo Rashëri në Tiranë, për t’u përhapur nga Ali Hadri në Kosovë.
Holokausti po bëhet një fiksim për hebrejtë
Holokausti po bëhet një fiksim për izraelitët. Këtë mendon dhe shpreh shkrimtari hebre Abraham Yeshoua që merr pjesë në Festivalin e Letërsisë në Mantova me librin e tij “Tuneli”. Një kritikë jo për resepektin dhe përkujtimin e një ngjarjeje të tmerrshme historike, por ndaj një sjelljeje që po krijon patolgji.
Muzika xhaz në Shqipëri, Markelian Kapidani sjell të parin botim për muzikantët
Muzika xhaz në Shqipëri është një prej atyre zhanreve që nuk ka një traditë të vetën, por megjithatë duket se muzikanti Markelian Kapidani ka nisur të hedhë shtratin për këtë lloj muzike, tashmë edhe në rrafshin teorik.
Zbulohet një dorëshkrim i panjohur i John Locke
Në SHBA është zbuluar së fundmi një dorëshkrim i panjohur i folozofit të mirënjohur të shekullit të 17-të, John Locke. I titulluar “Arsyet për tolerimin e njëjtë me të tjerë të katolikëve”, dorëshkrimi mendohet se daton në vitet 1667-1668 dhe është poseduar nga pasardhësit e një miku të Locke deri në vitet ’20 të shekullit të 20-të. Në këtë kohë dorëshkrimi iu shit në një ankand ndaj një tregëtari librash dhe nga ai qarkulloi në koleksione private deri sa iu dhuar kolegjit St John në Annapolis.
Mësimdhënia, arti që po vdes në klasat dixhitale
A është e mundur të humbasësh gurin e themelit të kulturës, madje pa e kuptuar? Ky vit do të jetë i fundit për mua si lektor në universitet. Kam vendosur të tërhiqem tre vjet para moshës së pensionit. Janë disa arsyet pas këtij vendimi, por padyshim njëra prej tyre është ndryshimi që ka pësuar situata në klasë. Edhe në nivelin pasuniversitar, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndiesh se ke vëmendjen e studentëve ose se diçka me të vërtetë e dobishme po ndodh gjatë leksionit.
Orientimi normativist i gjuhësisë tanimë është i pamjaftueshëm
Në një intervistë për revistën e përjavshme “ExLibris”, gjuhëtari Rexhep Ismajli thotë se gjuha shqipe ndodhet në një moment sprove të paprecedentë për shkak të zhvillimeve të mëdha në botën e komunikimit. Duke bërë një vlerësim të dinamizmit social dhe kulturor, Ismajli konstaton se orientimi me karakter normativist që ka gjuhësia shqiptare dhe akademia në raport me shqipen, nuk është më i mjaftueshëm.