Blloku Kulturë
Rizbulimi i filmit partizan në Festivalin e Vjenës. "Nusja dhe shtetrrethimi" ilustron kategorinë "Retrospective"
“Nusja dhe shtetrrethimi” është përzgjedhur si ilustrim për kategorinë e filmit “O Partigiano”, në kuadër të filmit paneuropian për partizanët në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Austri. që zhvillohet në dhjetor të këtij viti. Në faqen e festivalit bëhet një përshkrim për zhanrin në fjalë që mori hov në vendet e Europës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore. Por edhe vende si Franca dhe Italia prodhuan filma me temë nga rezistenca antifashiste, madje disa prej tyre konsiderohen si kryevepra të neorealizmit.
Tekstilet e Andeve, si gjurmë të një kulture të lashtë dhe komplekse
Në një rajon që përfshin shkretëtirën deri në malësitë e asaj që sot quhet Peru dhe Bolivia veriore, tekstilet kanë luajtur - dhe vazhdojnë të luajnë - një rol të rëndësishëm, si në jetë edhe në vdekje. Tekstilet janë bërë një mjet thelbësor komunikimi në qytetërimin e lashtë të Amerikës së Jugut, një gjuhë vizuale që përshkruan konceptet themelore të jetës së përditshme, botët e natyrshme dhe ato të mbinatyrshme dhe jetën e përtejme. Ata zbukuronin muret e shtëpive dhe tempujve, visheshin si rroba dhe përdoren edhe sot në rite fetare, përfshirë edhe ceremonitë e varrimit.
Vjen në shqip Bibla e përkthyer nga origjinali hebraisht
Një përkthim i plotë i Biblës nga gjuhët origjinale, në një libër ku do të përfshihen së bashku Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re do të vijë gjatë 2020 për lexuesin shqiptar. Projekti, një nismë e Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale Shqiptare është një punë e filluar që në vitin 2000 dhe që tashmë është në hapat e fundit.
Një përgjigje për artistin që merr në gojë artistët
Edi Rama kërkon të bëhet zëdhënës i njerëzve që i konvenojnë në qëllimin e tij për të prishur godinën ekzistuese të teatrit kombëtar. Pa ndonjë skrupull dhe me një përulësi që nuk përputhet me malinjitetin që e karakterizon në raport me demokracinë dhe të mirën publike, kryeministri postoi në profilin e vet një status të Mariana Kondit, duke e prezantuar si një artiste të rreshtuar pro shembjes së Teatrit.
"Shembja e Teatrit do ishte barbari"
Teksa nga krahu i qeverisë kanë shteruar zërat e artistëve që duan shembjen e Teatrit Kombëtar, një tjetër zë i skenës teatrore del hapur kundër projektit për shkatërrimin e godinës ekzsituese. Në një intervistë për Panorama, aktori Shkëlqim Bushati i njohur për rolin e Aurturo Ui, e quan barbari nismën për shembjen e teatrit
Galeria e thiatros qeveritare!
Prej disa ditesh kryeministri poston ne faqen personale në facebook portrete aktoresh që ashtu si qeveria duan t'i vihet rruspa Teatrit Kombëtar.
Radha në galerinë e oportunistëve që po zënë vend në vitrinën e Rilindjes është e Bujar Asqeriut. Ai ishtë ndër personazhet që fillimisht kundërshtuan shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave, po diçka ndodhi dhe Bujari me shokë ndërruan rrugës.
73 vjet më parë, ekzekutimi At Aleksandër Lipes
“Zoti ka vdekur. E vramë Ne dhe tashmë kemi mbetur jetim!”
“Zoti ka vdekur. E vramë ne dhe tashmë kemi mbetur jetim!”
Me këto fjalë surprizuese që trondisin, kleriku 78-vjeçar (sot 89 vjeç), At Filotheos Faros, analizon marrëdhënien e sotme të besimtarëve me të Shenjtën. Një marrëdhënie ‘konsumi’, të cilën, siç thotë, e forcojnë me qëndrimin e tyre publik dhe mënyrën e jetesës pjesa më e madhe e klerikëve.
Inteligjenca artificiale, fytyra e Antihumanizmit
Në një intervistë për “Avvenire”, filozofi Éric Sadin flet për inteligjencën artificiale dhe rrezikun që vjen prej saj. Antihumanizmi, e quan Sadin atë, për shkak të përmbysjes pardigmatike që sjell në atë që ai e quan “pushteti ynë për të vepruar”. Intervista është marrë me rastin e prezantimit të librit të tij me titullin domethënës: “Kritika e arsyes artificiale”.
Pse inteligjenca artificiale prezanton “një regjim të ri të së vërtetës”?
Kush mashtroi dhe kush u mashtrua?