Blloku Kulturë

Sokrati dhe “muza” e tij/Idetë e një gruaje në themel të filozofisë perëndimore?

Postuar në 07 Mars, 2019 14:51

Një grua mund të ketë qenë frymëzimi i Sokratit, filozofit të Greqisë së Lashtë, për idetë e tij për të vërtetën, dashurinë, drejtësinë, kurajën dhe dijen. Një libër i studiuesit britanik Armand D’Angour, profesor në Universitetin e Oksfordit konkludon se një grua e zgjuar, e quajtur Aspasia e Miletusit, ka ndikuar idetë e një prej figurave themelore të filozofisë perëndimore.

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit/32 milionë faqe dokumente në katër dekada

Postuar në 01 Mars, 2019 22:04

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimi mbi këto dokumente ka qenë prej vitesh një nga dilemat e mëdha me të cilat është përballur shoqëria shqiptare pas periudhës së komunizmit. Edhe pse një proces tashmë i vonuar, hapja e dosjeve duket se ka filluar të japë informacion dhe të hedhë dritë mbi vitet e diktaturës përmes ngritjes së institucionit të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Si e shkatërroi kafeja turke një perandori të tërë

Postuar në 28 Shkurt, 2019 15:41

 

Njihet si kafeja greke për grekët dhe qipriotët, kafeja boshnjake për boshnjakët, kafeja armene për armenët, kafeja arabe për arabët, por si kafja turke përveç turqve e njohin edhe kroatët, shqiptarët dhe serbët. Në mesin e shekullit të XVI, ajo ishte vetëm kahve - kafe. Në atë kohë, popujt e e mësipërm sundoheshin nga Perandoria Osmane, e cila kishte nën varësi adhuruesit e kafesë nga Evropa Juglindore deri në Persi. Por nga fillimi i shekullit XIX, perandoria nisi të krisej. Kafeja turke ka luajtur rolin e saj në këtë aspekt, por ai pak është njohur.

Gratë që rrezikuan jetën për të dokumentuar krimet e nazizmit

Postuar në 27 Shkurt, 2019 15:39

Një ekspozitë e re hedh dritë mbi punën e grave që rrezikuan jetën e tyre për të regjistruar mizoritë e nazistëve. Studiuesit thonë se këto gra janë lënë në hije nga kolegët e tyre meshkuj. Biblioteka “Wiener”, institucioni më i vjetër në botë i kushtuar studimit të Holokaustit, po gjurmon historitë dhe trashëgiminë që kanë lënë pas individë dhe institucione që mblodhën që në krye të herës provat e komplotit të shfarosjes. 

Ndahet nga jeta albanologu Eric P Hump

Postuar në 18 Shkurt, 2019 13:27

Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare albanologu Eric P Hump. Gjuhëtar indoeuropeist, ballknolog dhe njohës i albanologjisë, ish-anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, Eric P Hamp ka lënë pas një sërë artikujsh e studimesh në fushën e gjuhësisë. 

Formula e Esatit për Shqipërinë: Përmes Ekuilibrit të Urrejtjes

Postuar në 16 Shkurt, 2019 00:10

 

Ndahet nga jeta akademiku Idriz Ajeti

Postuar në 13 Shkurt, 2019 12:41

Ka ndërruar sot jetë akademiku kosovar, Idriz Ajeti. Albanolog, gjuhëtar dhe pedagog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti ka lënë gjurmët e veta të qarta në shkencën dhe mendimin shqiptar.

Rumiu...Njeriu ka nevojë për dy gjëra: Dashuri dhe sy të përlotur

Postuar në 10 Shkurt, 2019 11:40

Megjithëse kanë kaluar gati tetë shekuj nga koha e tij, mesazhet e Mevlanës nuk dinë të vjetrohen, duke ruajtur freskinë e gjallërinë akoma midis nesh. I destinuar që të bindë njerëzit se me dashuri mund të bëjnë mrekulli, Mevlana ka arritur që të studiohet ndër shekuj nga shumë universitete dhe studiues me emër në mbarë botën. Dashuria hyjnore, sipas tij, nënkupton dashurinë e dyanshme: Dashurinë e Zotit ndaj njeriut dhe të njeriut ndaj Tij.

Ndahet nga jeta Kiço Blushi

Postuar në 08 Shkurt, 2019 22:34

Ndahet nga jeta Kiço Blushi! Personazh i njohur publik, shkrimtar, skenarist, publicist aktiv vitet e fundit në shtypin e shkruar kundër një establishmenti politik që nuk ka dallime majtas dhe djathtas. Përtej karrierës artistike Blushi ka lënë gjurmë në mendimin publicistik të këtyre viteve. Në protestën e vitit 2016 kundër ligjit të plehrave theksoi rëndësinë e protestës.

Publikohet dëshmia e Majkëll Xhekson (Video)

Postuar në 05 Shkurt, 2019 11:26

Publikohet nga Daily Mail një video-dëshmi që ndoshta është intervista e vetme e Majkëll Xhekson, mbi akuzat për abuzimin seksual të të miturve.

Në materialin që zgjat 10 minuta, "mbreti i pop" shfaqet i qeshur gjatë marrjes në pyetje nga një grup prokurorësh, në lidhje me ankesat që janë bërë kundër tij lidhur me marrëdhëniet "e papërshtatshme" me të mitur.  Video është regjistruar në mars të vitit 1996 në hotelin e Neë York City, kur Majkëll Xhekson ishte 37 vjeç.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë