Publikohet dëshmia e Majkëll Xhekson (Video)
Publikohet nga Daily Mail një video-dëshmi që ndoshta është intervista e vetme e Majkëll Xhekson, mbi akuzat për abuzimin seksual të të miturve.
Në materialin që zgjat 10 minuta, "mbreti i pop" shfaqet i qeshur gjatë marrjes në pyetje nga një grup prokurorësh, në lidhje me ankesat që janë bërë kundër tij lidhur me marrëdhëniet "e papërshtatshme" me të mitur. Video është regjistruar në mars të vitit 1996 në hotelin e Neë York City, kur Majkëll Xhekson ishte 37 vjeç.
Megjithëse ai vazhdimisht qesh dhe bën shaka, nervozizmi i tij është i dukshëm ndërkohë që po merret në pyetje. Reagimet e tij janë vërtet të çuditshme, pavarësisht nga serioziteti i ankesave.
"Jezusi tha se duhet t'i duam fëmijët dhe të jemi si fëmijë, të rinj, të pafajshëm, të pastër dhe të ndershëm. Ai foli me dishepujt pas një lufte që kishte tentuar të provonte se cili ishte më i rëndësishmi në mesin e tyre dhe u tha atyre: Kushdo që mund të poshtërohet si ky fëmijë është më i rëndësishmi mes jush. Ai gjithmonë u kujdes për të qenë i rrethuar nga fëmijët, dhe kështu mësova të bëj dhe unë deri sa u rrita"-thotë Xhekson para Prokurorëve.
Add new comment