Blloku Ekonomi
Taçi, kokë turku për situatën me ARMO?
Rezart Taçi vijon të ketë problem me drejtësinë. Kësaj radhe është Prokuorira e Tirans që ka dërguar na Apel për gjykim Taçin me akuzën e mospagesës së TVSH-së, akcizës dhe taksës së karbonit gjatë kohës që ka patur në administrim kompaninë “Armo”. Lajmi bëhet i ditur nga Top-Channel dhe sipas asaj që raportohet bëhet fjalë për 8 milionë euro.
Sipas prokurorisë, shmangia e këtyre detyrimeve kap një vlerë që shkon mbi 8 milionë euro.
VKM-ja problematike për pronat: "Ndërkombëtarët kanë sugjeruar që ndryshimet të bëhen vetëm me ligj"
Vendimi i muajit dhjetor për kompensimin e ish-pronarëve parashikon ndryshime në ekzekutim edhe për vendimet e shpallura 1993-1996. Sqarimin e bën të ditur për Tema Tv, Përgjegjësi në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, Edmond Lala, ndërsa për avokatët ai ka efekt prapaveprues dhe nuk rekomandohet as nga organizmat ndërkombëtarë.
Kur ligjin e bën Çela i OSHEE-së
Operatori i Shpëndarjes së Energjisë vijon të prezantohet si histori suksesi, ndonëse Banka Botërore vlerësoi se reforma në energji nën drejtimin e Ardian Çeës nuk arriti objektivat e uljes së humbjeve të energjisë në rrjet.
By Pass-et e Vlorës dhe Fierit, rinisin punimet në korrik
Në pranverë do të rifillojnë punimet për By-passin e Vlorës dhe atë të Fierit, me shprsën që në muajin korrik të hapet njëri krah i rrugës në By Pass-in e Fierit. Zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli, tha në komisionin e ekonomisë se shumë shpejt do të shpallet fituesi i ri i cili do të përfundojë këto segmente.
Këtë vit qeveria do të nisë edhe ndërtimin e tre rrugëve të reja, rruga Vaqarr- Kavajë dhe ajo Milot – Balldrem, do të ndërtohen në partneritet me privatin, ndërsa do të hartohet projekti i segmetnit Elbasan-Qukës.
"Turkish Stream nuk zgjerohet drejt Europës pa garanci nga Brukseli"
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka zhvilluar më datë 15 janar të këtij viti një konferencë për mediat përqendruar mbi diplomacinë ruse në vitin 2017.
Lavrov ka folur për shumë tema dhe çështje, që nga krizat kryesore sot në botë, si Siria dhe Korea apo Ukraina e deri te çështje të raporteve me SHBA, BE etj..
Zaev pret në takim përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregëtisë në Shqipëri
Përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregëtisë në Shqipëri kanë takuar dje kryemiistrin Maqedonas Zoran Zaev me të cilin kanë ndarë interesin për të investuar në Maqedoni.
Naftëtarët e ARMO-s: Fieri voton vetëm për PS dhe PS-ja na groposi
Falimentimi i rafinerisë së ARMO-s ka vendosur qeverinë përballë naftëtarëve, të cilët kanë nisur një protestë, duke bllokuar rrugën. Zhgënjimi është dyfish, pasi naftëtarët janë votues të Partisë Socialiste siç shprehen.
Mbyllet ARMO, shkëlqimi i premtuar nuk erdhi kurrë
1 vit pas rivënies në punë nga një firmë amerikane e regjistruar në ishujt britanikë Virxhin në bashkëpunim me një firmë shqiptare Rafineria e vetme përpunimit të naftës në Shqipëri ARMO është mbyllur, ndërsa grupi investitor IRTC Oil është larguar.
Konsorciumi turk ofrohet për aeroportin e Vlorës
Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës. Sipas propozimit aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction.
Hiqen dëmshpërblimet për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve
Ashtu siç veproi me ligjin e promave, qeveria po shkon drejt heqjes së trajtimit financiar për kategorinë e ish-të përndjekurve që nuk janë gjallë.
Ministri i Financave tha në një konferencë për mediat se qeveria është duke diskutuar mënyrën se si do të shpërndajë këstet për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë, nëse duhet të përfitojnë pasardhësit e atyre që kanë vuajtur në sistemin e kaluar diktatorial, por nuk janë gjallë.