Blloku Ekonomi

“Hipotekohet” investimi për inceneratorin e Fierit

Postuar në 15 Janar, 2018 11:22

Teksa kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier është në kërkim të një vendi për ngritjen e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Fier, Ministria e Financave ka paguar në ditët e fundit të vitit 2017 një faturë tjetër prej 108 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro) ndaj kompanisë që ka fituar koncesionin.

Monitor shkruan se kompania po merr pagesa të rregullta nga Thesari edhe pse kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk po lejojnë ndërtimin e  impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Euractiv: Ekonomia e BE-së bën kthesën

Postuar në 14 Janar, 2018 17:21

Bashkimi Evropian pritet që më në fund të kapërcejë krizën më të rëndë ekonomike në historinë e tij, duke bërë ristrukturimin më të madh të sektorit financiar me mbylljen e programit të shpëtimit të Greqisë dhe procedurat e fundit për të adresuar deficitin e tepruar.

Sipas një botimi të EurActiv rënia e Lehman Brothers në shtator të vitit 2008 shënoi fillimin e një krize ekonomike që çoi në dy recesione në Evropë, duke detyruar një numër bankash dhe pesë vende të  Eurozonës t’i bashkohen programeit të shpëtimit.

Karteli i sigurimeve, çmim të rakorduar edhe për kartonin jeshil

Postuar në 14 Janar, 2018 13:33

Kompanitë e sigurimit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil. Kartoni jeshil është produkt sigurimi për dëmet që drejtuesit e mjeteve mund të shkaktojnë në lëvizjet e tyre jashtë territorit të Shqipërisë. Në treg, shoqëritë e sigurimit e lëshojnë atë me një çmim fiks e të standardizuar.

Analiza e qumështit, ish-ministri Panariti vë në dyshim raportin

Postuar në 12 Janar, 2018 19:24

Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka zbardhur të tjera të vërteta që fshihen pas një raporti për sigurinë ushqimore në vend, të publikuar së fundmi nga Albanian Food Industri. Në një prononcim për "Tema Tv" ai deklaron se analiza për aflatoksinën u krye në një laborator të paakredituar. Sipas tij, në prapavijë qëndron lobi privat, i cili kërkon të marrë me koncesion sistemin e sigurisë ushqimore.

Brexit/BE-ja mendon për rritje të taksës për plastikën dhe ulje të prodhimit

Postuar në 12 Janar, 2018 11:42

Komisioni Europian po mendon të vendosë një taksë mbi plastikën për të kompensuar humbjen në bilanc që sjell Brexit. Kjo është njëra nga idetë që është prezantuar dhe që mund të bëhet aktive në muajin maj, kur Komisioni prezanton një skicë të bilancit shumëvjetor duke nisur që nga viti 2021.

Dy standarde: Polici dhe burg për qytetarët, amnisti për institucionet që nuk paguajnë

Postuar në 11 Janar, 2018 11:42

Revista “Monitor” raporton sot mbi një dokument të OSHEE-së për arkëtimet gjatë vitit 2017. Sipas materialit, operatori pranon se familjarët dhe biznesi janë më të rregulltit në pagesën e energjisë elektrike dhe më keq paraqiten institucionet shtetërore.

Bloomberg: TAP me ndikim në rritjen e ekonomisë

Postuar në 09 Janar, 2018 23:33

Agjencia Bloomberg, i ka kushtuar një shkrim ndikimit që gazjellësi TAP ka patur në ekonomine greke dhe sektorin e industrisë së prodhimit të metaleve.  Marcus Bensasson shkruan se në një kohë kur Greqia është duke u përpjekur dëshpërimisht për të tërhequr investimet e huaja direkte, një tubacion që do të sjellë gazin nga Azerbajxhani në Evropë tregon se si marrëveshje të tilla mund të sjellin ndryshim në një ekonomi.

Biznesi i pandershëm i Byrosë së Sigurimeve me jetën e shqiptarëve

Postuar në 08 Janar, 2018 12:41

Data 16 Janar 2016, një ditë e shtunë e ftohtë dhe me reshje shiu në Tiranë, do ta ndryshonte jetën e Alma Cukës përgjithmonë; megjithatë, ajo e konsideron veten me fat. “Ishte mbrëmje vonë, ftohtë dhe errësirë, teksa bashkë më mamanë time ishim duke kaluar rrugën kryesore Luigj Gurakuqi në Tiranë, kur një makinë kaloi më shpejtësi dhe më përplasi fort në rrugë. M’u duk sikur për pak çaste më ndali jeta, derisa ndjeva goditjen e fortë në tokë,” kujton Alma.

Zbresin kreditë e këqija, bankat pastrojnë bilancet

Postuar në 07 Janar, 2018 18:59

Kreditë e këqija kanë zbritur në nivelin më të ulët në 4 vitet e fundit. Në Nëntor të 2017-s niveli i huave me probleme arriti në 14.3%, duke i korrespoduar një vlere prej 595 milionë Eurosh, nga 1 miliard që shënuan në Shtator të 2014-s.
Pavarësisht kësaj, përqindja më e madhe e portofolit të kredive me probleme ka rënë për shkak të pastrimit të bilanceve nga ana e bankave.

Prodhuesit shqiptarë: Zona Ekonomike Rajonale, falimenton prodhimin vendas

Postuar në 06 Janar, 2018 11:29

Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë e konsideron krijimin e tregut rajonal, apo Zonës Ekonomi, si kërcënim për biznesin e vendit tonë. Në një intervistë për revistën “Monitor”, sekretari i Përgjithshëm i shoqatës, Arben Shkodra, shprehet se Shqipëria është e papërgatitur dhe nëse hapja e tregut ndodh atëherë fabrikat do të jenë të parat që do ta pësojnë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi