Blloku Ekonomi

Kaos me Hipotekat

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 19:41

 “Prej ditësh qindra qytetarë e biznese presin të marrin përgjigje nga zyrat e hipotekës nëse e kanë të lirë pronën ku do të ndërtohet për të marrë më pas lejen. Por kjo nuk ndodh për një fakt banal: inxhinieri është pushuar nga puna dhe deri tani askush nuk e ka zëvendësuar.”

Drejtoresha e AKPT: Nuk është hequr kufizimi 100 m për ndërtimet pranë monumenteve

Postuar në 11 Dhjetor, 2017 15:30

Heqja e vijës kufizuese 100 metra për ndërtimet pranë monumenteve të kulturës ka nxitur debat në opinonin publik për ndërtime pranë objekteve të mbrojtura dhe favorizime klienteliste. Por, drejtoresha e AKPT-së, Adelina Greca mohon një lajm të tillë, duke sqaruar se distanca ruhet dhe mbrohet ligjërisht nga një urdhër i Ministrisë së Kulturës i lëshuar në vitin 2015. Sipas saj, rishikimi i nenit është bërë për të shmangur mbivendosjet. TemaTV

Falimentimi i "Plus", dështimi i një prej të mëdhenjve të tregut

Postuar në 10 Dhjetor, 2017 15:36

Falimentimi i kompanisë celulare “Plus” ka regjistruar një precedent për dështimin e sipërmarrjeve shqiptare. Nuk janë dhënë arsye për këtë vendim të aksionerëve, por formalisht është thënë se kompania ka dalë me humbje. Dje revista ekonomike “Monitor” trajtonte në një shkrim të vetin arsyet e falimentit.  Në arsyetimet e veta, revista cilësonte se roli i AKEP me licencën e 3G dhe sjellja e institucioneve shqiptare përcaktoi dështimin. Sot në një kronikë të Tema Tv paraqiten të tjera arsye për falimentin e Plus.

KKT: Mbledhjet e mbyllura, sepse e-leje garanton transparencën

Postuar në 10 Dhjetor, 2017 11:42

Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit ka reaguar me një sqarim në lidhje me çështjen e transparencës së organizimit dhe zhvillimit të mbledhjeve. 

Gënjeshtrat dhe hipokrizia e PS-së me rastin e koncesionit të skanimit

Postuar në 09 Dhjetor, 2017 17:36

Mazhoranca socialiste po kërkon të ulë pazarin e kërkesave të padukshme të Partisë Demokratike, apo të shantazhojë edhe ndonjë politkan apo forcë tjetër politike, duke u hedhur në sulmin e akuzave që marrin shkas nga mediat. Pak ditë më parë doli në skenë çështja e pagesave të PD-së për grupe lobistësh në SHBA, publikuar nga rrjeti BIRN, të cilat PS-ja, me anë të të njëjtit personazh, kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla, kërkoi t’i bënte çështje publike.

Pse falimentoi kompania Plus Communication?

Postuar në 09 Dhjetor, 2017 11:19

Kompania e telefonisë celulare Plus Communication ka lajmëruar se që prej 1 Janarit 2018 nuk do të ofrojë më shërbimin ndaj abonentëve të saj.

Serbia jep 100 mijë euro ndihmë për përmbytjet

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 20:38

Qeveria e Serbisë ka akorduar 100 mijë euro në mbështetje të Shqipërisë për përmbytjet që ndodhën në jug të vendit. Pas presidentit serb, Alleksandar Vucic që përmes një letre shprehi keqardhje dhe ofroj ndihmë, vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë nga kryeministrja Ana Brnabic. Ndihma e Serbisë përfshinë edhe ndihma me batanije dhe mjete të tjera për zonat e prekura nga përmbytjet.

Ndërtimet, hiqet me VKM distanca e sigurisë me monumentet

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 13:20

Qeveria shqiptare ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në Rregulloren e Planifikimit të Territorit, duke lejuar që  intensiteti i ndërtimit dhe koeficienti i shfrytëzimit të tokës në nivel zone të banuar të rriten mbi atë ekzistues, pavarësisht nivelit të urbanizimit. 
Një ndryshim tjetër, po kaq i rëndësishëm është ai që lidhet me brezin rrethues të objekteve që janë klasifikuar si monumente kulture. Rregullorja e re ka hequr kufizimin e ndalimit në një brez më pak se 100 metra.

16 mijë dollarë një Bitcoin

Postuar në 07 Dhjetor, 2017 23:56

Të mërkurën ishte 12 mijë dollarë, sot 16 mijë dollarë. Në vitin 2011 vlente më pak se një dollar. Është fjala për monedhën virtuale Bitcoin që po pështjellon të gjitha tregjet dhe sidomos analizat që bëhen mbi sigurinë dhe të ardhmen e saj.

Nobelistë dhe jko nobelistë, ekspertë dhe njerëz të tregut janë të ndarë mbi atë që përfaqëson në të vërtetë për ekonominë dhe financën monedha virtuale, emetimin e së cilës tani kanë nisur ta bëjnë edhe shtetet.

Bashkia Tiranë çon drejt falimentit taksitë e licencuara

Postuar në 07 Dhjetor, 2017 13:20

Sindikata e taksive proteston ndaj vendimeve të Bashkisë së Tiranës, që sipas tyre, favorizon mjetet e palicencuara. Prononcohen për TemA TV, kreu i sindikalistëve, Bilbil Cara dhe kreu i shoqatës së taksistëve, Petrit Bardhi.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi