Blloku Ekonomi
Hipoteka e Tiranës në grevë, Braçe: Lushnja është në punë
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë ku ishte e pranishme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u pyet nëse ishte në dijeni të faktit se shërbimi hipotekor ishte në grevë. Ministrja nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se Shërbimi i Hipotekës ishte një institucion në varsi të Ministrisë së Drejtësisë dhe për këdo që shkel ligjin do të ketë penalitete.
Ekspertiza e FMN na nxjerr më të varfrit në Europë
Të ardhurat për frymë e rendisin Shqipërinë të 105-ën në botë, duke na pozicionuar të fundit në Europë dhe një nga vendet më të varfra të kontinentit.
Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina, ndërsa Kosova ka një renditje më të përkeqësuar në vendin e 120.
Shitet për 10 mln euro kolegji “Turgut Ozal”
Institucioni më i madh arsimor privat në Shqipëri ka ndryshuar pronar pak kohë më parë. Bëhet fjalë për “Turgut Ozal Education” sh.a që ushtron aktivitet që prej vitit 2001 në vendin tonë. Të dhënat e deklaruara nga vetë shoqëria tregojnë se blerësi është BF Cooperatief U.A, një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit edhe pse emërimet që janë bërë më pas në Këshillat Mbikëqyrës dhe hallkat e tjera të drejtimit tregojnë se zotëruesit janë sërish nga Turqia. Revista “Monitor” raporton se vlera e shitjes rezulton rreth 10 milionë dollarë.
Fermerët e duhanit dalin në rrugë, qeveria në hënë
1470 fermerë të zonës së Dumresë nuk kanë marrë ende paratë e duhanit. Pasi kanë konsumuar të gjitha përpjekjet deri në ministri, të martën një përfaqësi e tyre është hedhur në protestë në qendër të Belshit.
Fermerët shprehen se kanë vite që nuk i kanë marrë paratë dhe bëhet fjalë për miliona lekë, madje në një rast një fermer ka për të marrë 60 milion lekë.
"Paratë e pista mund të deformojnë tregun e banesave"
Kryetari i Komisionittë Ekonomisë Erjon Braçe gjatë diskutimeve të Paketës Fiskale shprehu shqetësimin për deformimin e çmimeve që mund të sjellin në treg paratë e pista. Sipas tij mund të ketë raste kur individë të caktuar mund të blejnë me një çmim më të lartë sesa çmimi mesatar i tregut, thjesht me synimin e pastrimit të parave dhe kjo mund të rezultojë në një çmim më të lartë, që automatikisht rrit taksën mbi ndërtesën.
Qeveria ndan me Bankers faturën për dëmet në Zharrëz
Qeveria përcaktoi një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017 për Bashkitë Patos dhe Roskovec, për dëmshpërblimet e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës.
"Jo thjesht rritje, por rritje e qëndrueshme ekonomike. Ka pasiguri fiskale"
Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf ka dhënë një intervistë për revistën “Monitor” përmes të cilës ka dhënë disa komente edhe për situatën dhe klimën financiare në vend. Graf ka komentuar edhe objektivat e qeverisë shqiptare, duke sugjeruar se përkundrejt objektivit të rritjes, ai i zhvillimit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme është më i preferuar.
Raporti/Sipërfaqja e tokës së punueshme është 1.87 miliardë ha. 15-20% më e madhe nga sa mendohej
Sipërfaqja bujqësore në botë është 15-20% më e madhe nga sa mendohej deri më sot. Një raport i publikuar nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA, konkludon se toka e punueshme arë, arrin në 1.87 miliardë hektarë. Rivlerësimi shpjegohet si pasojë e pasaktësive në hartat e mëparëshme. Në krye të listës për sipërfaqen më të mëdha qëndron India me 179.8 milionë ha, pasuar nga SHBA me 167.8 milionë ha, Kina me 165.2 milionë ha pasuar nga Rusia.
Gjurmimi i sipërfaqes tokë arë konsiderohet me rëndësi për menaxhimin e mbjelljeve dhe mandej në zinxhirin ushqimor që po kthehet në problem global.
Palmat ikën, vijnë Pishat 2.5 mln euro
600 mijë eurot e shpenzuara për blerjen e palmave dekorative që u vendosën në dy anët e autostradës Tiranë - Durrës në segmentin hyrës të kryeqytetit konsiderohen edhe zyrtarisht të falura, pasi palmat do të hiqen përfundimisht.
Do të jetë bashkia e e Tiranës që do të zëvendësojë deri në fund të këtij viti palmat me pisha nga mbikalimi i Kamzës te ai i Kasharit. Vendimi është bërë i ditur në relacionin për disa ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017.
Sqarim i OSHEE-së për ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e ish-Bllokut në Tiranë
Zona e ish-bllokut vuajti mungesën e zgjatur të energjisë të enjten gjatë pasdites, duke lënë ne errësirë familjet dhe bizneset e kesaj zone përgjatë nates deri paraditen e së premtes.
Shërbimi për Klientin nuk ka qenë i aksesueshëm për të infoemuar mbi zituatën, por OSHEE sqaroi për Respublica se dje pasdite, u dëmtua fidri C7, nga punimet që po kryente firma “Gjikuria” në pjesën e unazës.