Qeveria ndan me Bankers faturën për dëmet në Zharrëz

Postuar në 19 Nëntor, 2017 18:01

Qeveria përcaktoi një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017 për Bashkitë Patos dhe Roskovec, për dëmshpërblimet e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës.

Ajo që bie në sy është se fatura e dëmshpërbmilimit ndahet mes shtetit dhe kompanisë në fjalë, ndonëse qeveria shqiptare dhe Bankers Petroleum përzgjodhën me konsensus që eksperti që do të vlerësonte dëmet do të ishte nga Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanikës. Në varësi të përfundimeve do të përcaktohej dhe autoriteti që do të shlyente dëmet. Raporti është ende duke u hartuar, ndërkohë që qeveria vendosi të ndajë faturën e dëmshpërbilimit.

73  992  071  (shtatëdhjetë  e  tre  milionë  e nëntëqind e nëntëdhjetë e  dy mijë e  shtatëdhjetë e një) lekë do të jepen nga fondi  rezervë  i  buxhetit  të  shtetit,  ndërsa 101  173  814  (njëqind  e  një  milionë  e  njëqind  e shtatëdhjetë e tre mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë nga kompania ga  Bankers  Petroleum.  http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2017/PDF-2017/198-2017.pdf

Në bazë të marrëveshjes hidrokarbure Bankers dëmshpërblen ato dëme që ka dakordësi se janë shkaktuar nga komnpania. Këtë e vërteton edhe një deklaratë e ish-zv/kryeministrit Niko Peleshi ku i kërkohej kompanisë bankers të paguante dëmet si shkaktare e lëkundjeve sipas vlerësimeve që kishte bërë qeveria.

I kemi kërkuar kompanisë që nëse bie dakord me të dhënat tona, të paguajë dëmet e shtëpive të dëmtuara. Nëse do të preferojë një ekspert të huaj, edhe këtu kemi bërë një hap përpara. I kemi çuar listën e ekspertëve të huaj për të bërë një vlerësim të shpejtë dhe për të identifikuar se kush është shkaku i lëkundjeve. Sipas nesh, shkaku i lëkundjeve vjen nga injektimi i ujit teknologjik dhe kemi bllokuar injektimin e mëtejshëm. S’e pranojmë me kënaqësi që do t’i paguajmë ne dëmet, i kemi kërkuar kompanisë t’i paguajë. Ka të drejtën e vet të kërkojë ekspertizë të huaj. Ne po e nxisim kompanisë të reagojë menjëherë. S’do t’i lëmë në rrezikun e shembjes banorët. Do të veprohet për t’i sistemuar”.

http://www.respublica.al/2017/02/09/qeveria-dor%C3%ABzohet-para-bankers-peleshi-s%E2%80%99kemi-%C3%A7%E2%80%99ti-b%C3%ABjm%C3%AB-nuk-paguan-p%C3%ABr-d%C3%ABmet

Sot ministrija e linjës ka dhënë një sqarim për ResPublica sesi do të veprohet në përfundim të raportit të ekspertit.

Bankers në bazë të marrëveshjes dëmshpërblen për ato dëme që ka dakordësi që i ka shkaktuar. Dakordësia në rastin konkret nuk ekzistonte për aq kohë sa u kalua në palë të tretë. Qeveria në ccdo rast ka detyrimin të ndërhyjë për rastet që vlerësohen në gjendje emergjence se s’mund të presë me vite sa të dalë shkaku i dëmit. Por me marrëveshje bihet dakord që me daljen e shkaqeve shkencore, nëse është Bankers i kthen mbrapsht lekët shtetit për ato që ka paguar. Nëse s’është shkak Bankers i paguan shteti dhe ato që ka paguar Bankers në këtë rast. I ndajnë kostot meqë është faji si i papërcaktuar

Ministria e Infrastruturës dhe Energjisë sqaron më tej se injektimet e ujit teknologjik në zonë janë ndëprerë. 

Përditësuar dhe korrigjuar. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.