Sqarim i OSHEE-së për ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e ish-Bllokut në Tiranë

Zona e ish-bllokut vuajti mungesën e zgjatur të energjisë të enjten gjatë pasdites, duke lënë ne errësirë familjet dhe bizneset e kesaj zone përgjatë nates deri paraditen e së premtes.
Shërbimi për Klientin nuk ka qenë i aksesueshëm për të infoemuar mbi zituatën, por OSHEE sqaroi për Respublica se dje pasdite, u dëmtua fidri C7, nga punimet që po kryente firma “Gjikuria” në pjesën e unazës.
Sipas OSHEE, brigadat e saj morën menjëherë masat për të lokalizuar defektet e shfaqura në dy linja të tjera, por riparimi kërkonte kohë, për shkak të zhvillimit të Kuvendit. Në linjën e parë, energjia u rikthye pas 3 orësh, pasi nevojitej të gërmohej në bulevard.
Për riparimin e defektit të linjës tjetër, kërkohej gërmimi në tokë, dhe kjo bëhej akoma e më e vështirë, duke qenë se linjat shtriheshin nga Kuvendi për te Presidenca, dhe për arsyeje sigurie, punonjësit tanë nuk u lejuan të punonin gjatë natës. Situata u normalizua rreth orës 9.30, me rikthimin e energjisë elektrike.
Add new comment