Fermerët e duhanit dalin në rrugë, qeveria në hënë
1470 fermerë të zonës së Dumresë nuk kanë marrë ende paratë e duhanit. Pasi kanë konsumuar të gjitha përpjekjet deri në ministri, të martën një përfaqësi e tyre është hedhur në protestë në qendër të Belshit.
Fermerët shprehen se kanë vite që nuk i kanë marrë paratë dhe bëhet fjalë për miliona lekë, madje në një rast një fermer ka për të marrë 60 milion lekë.
Ata thonë se kanë dërguar ankesa në qeveri por askush nuk i ndihmon duke u justifikuar se ata kanë një kontratë me firmën dhe jo me qeverinë. Kryetari i shoqatës së fermerëve të kultivuesve të duhanit Petrit Paja thotë se i kanë bërë thirrje ministrit Peleshi, por ai nguron ti takojë. Më tej ai nënvizon se Mika Korça është aksionere me shtetin.
Fermerët e duhanit kërcënojnë se protesta do të përshkallëzohet para ministrive dhe kryeministrisë. Ai ka kërkuar edhe zbatimin e ligjit të ri për duhanin pasi ligji i vjetër i diskriminon. Njëkohësisht ai ka akuza konkrete për segmente të caktuara të administratës në Ministrinë e Bujqësisë që bëhet pengesë për shqetësimin që ata ngrenë
Add new comment