borxhet
Fermerët e duhanit dalin në rrugë, qeveria në hënë
1470 fermerë të zonës së Dumresë nuk kanë marrë ende paratë e duhanit. Pasi kanë konsumuar të gjitha përpjekjet deri në ministri, të martën një përfaqësi e tyre është hedhur në protestë në qendër të Belshit.
Fermerët shprehen se kanë vite që nuk i kanë marrë paratë dhe bëhet fjalë për miliona lekë, madje në një rast një fermer ka për të marrë 60 milion lekë.
Çela nuk paguan borxhet ndaj KESH-it, tatimet bllokojnë Korporatën
Tatimet kanë bllokuar të gjitha llogaritë e KESH që prej datës 31 tetor. Drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj ka dërguar në të 16 bankat shqipatre ku kërkon bllokimin e të gjitha parave të KESH dhe vjeljen e detyrimit 1.87 miliard lekë ose 1.8 milion dollarë. Në shkresën dërguar bankave, tatimet kërkojnë kalimin e kësaj shume brenda 3 ditëve.
Biznesit i falen 91 miliardë lekë detyrime
Komisioni i Ekonomisë miratoi projekligjin për faljen e borxheve të biznesit. Projektligji u prezantua në Komision nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se ky projekligj do të lehtësojë biznesin. Nga ky ligj biznesit i falen afro 91 miliardë lekë, detyrime të prapambetura.
"TemaTv"
Mali i borxhit shteteror ndaj OSHEE-së, thesari bllokon pagesat e disa institucioneve
Edhe pse 2 vite më parë, me anë të një vendimi, qeveria bëri shlyerjen e të gjitha borxheve që sektori publik kishte për faturat e papaguara të energjisë, kjo nuk ndali krijimin e detyrimeve të reja.Vetëm në 1 vit, institucionet publike dhe kompanitë që janë në pronësi të shtetit kanë krijuar 58 milion euro borxhe ndaj operatorit të shpërndarjes së energjisë.
Sistemi energjetik i mbytur në borxhe, arkëtimet e OSHEE nuk mjaftojnë
Sistemi energjetik mbetet ende vulnerabël në drejtim të garantimit të cilësisë dhe kostos së shërbimeve ndaj qytetarëve. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se “sistemi energjetik gjendet prej kohësh në një krizë financiare të trashëguar nga periudhat e mëparshme. Ai ka një mungesë të theksuar efiçense, si rezultat i detyrimeve të akumuluara midis shoqërive publike të sektorit dhe kredive të shumta të marra për përballimin e kësaj krize”.
Bashkitë do të varfërohen, duhet t’i paguajnë vetë 100 milionë dollarë borxhe të prapambetura
Qeveria do detyrojë bashkitë që të shlyejnë 100 milionë dollarë borxhe të prapambetura brenda dhjetorit të vitit të ardhshëm. Në letrën e mirëkuptimit që i ka dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ministria e Financave thotë se do i kërkojë njësive vendore që brenda këtij muaji të përgatisin planin konkret të shlyerjes përfshirë burimet financiare që do të përdoren.
Ekonomia në krizë likuiditeti, thellohen borxhet në disa sektorë
Ekonomia e vendit është përfshirë nga një valë e shtuar borxhesh këtë fillimvit, e nxitur nga kriza e sektorit të industrisë, e cila po vuan çmimet e ulëta të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare dhe klimën jo fort të përshtatshme të ambientit të brendshëm të biznesit.
Konsumatorët e mëdhenj dhe të mesëm, jashtë skemës së OSHEE-së. Do të gjejnë vetë burimin e furnizimit me energjisë
Qeveria shqiptare po mendon të lehtësojë barrën për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë, duke nxjerrë jashtë skemës së tarifimit normal konsumatorët e mëdhenj. Deri në fund të vitit 2016, konsumatorët 35 kv dhe 20 kv do të kenë dalë nga struktura e rregullt e pagesave. Lëvizja bazohet në ligjin për energjinë, i cili i jep mundësi qeverisë që të nxjerrë klientët e tensionit të mesëm dhe të lartë nga skema përgjegjëse e OShEE-së. “TemaTv” raporton se ndryshimi do të nisë që këtë vit dhe se konsumatorët që dalin jashtë skemës aktuale do të duhet të gjejnë vetë në treg burimin e furnizmit.
Dy versionet e skandalit të CEZ
Ridvan Bode, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar versionin e tij, për vendimet e viteve 2010-2011-2012 për çmimin e shitjes së energjisë nga KESH drejt CEZ. Bode ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim të tij, si ish-ministër Financash, për uljen e çmimit, pasi kjo ishte kompetencë e Entit Rregullator të Energjisë. Letra e demonstruar nga Ylli Manjani, në emisionin “Opinion” sipas Bodes, është një kthim përgjigje ndaj një letre të ERE-s.
Çështja “Meta2”, mbyllet me një faksimile. Dhe një deklaratë të Berishës: Unë nuk dija gjë
Me qetësi dhe dashuri, Ilir Meta duket se e ka zgjidhur edhe kësaj radhe lëmshin e akuzave qe është ngritur ndaj tij. Në media është publikuar faksimile e kontratës DIA-CEZ, e datës 1 shtator 2010, kohë kur Ilir Meta ishte ministër i Jashtëm. Ai akuzohet për marrje rryshfeti për kontratën e mbledhjes së borxheve të CEZ dhe kjo akuzë del në dosjet e avokatëve të OShEE-së, ent që kontrollohet nga Partia Socialiste.