Blloku Ekonomi
BB rrëzon teorinë Ahmetaj-Rama për paketën 1 mld euro
Qeveria ka refuzuar gjithmnonë të pranojë se paketa 1 miliardë euro që projekton të injektojë në ekonomi përmes disa investimeve që do kryhen me financime private do të rëndojë borxhin publik. Si kryeministri ashtu edhe ministri i Financave kanë këmbëngulur se ky volum financimi që që kompanitë do t’i marrin si kredi nga bankat e nivelit të dytë për të kryer investime nuk rëndojnë borxhin publik.
Pasojat e HEC-eve jo vetëm në mjedis
Lumenjtë mund të duken si një zgjidhje e pastër dhe e lehtë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të uritura për energji. Por djalli fshihet në detaje. Kështu e nis shkrimin www.outsideonline.com duke iu referuar ndwrtimit tw disa digave pwr hidrocentaralet qw parashikohet tw ngrihen mbi lumin Vjosë.
"Investimi i Samir Manes në Palasë, nuk mund të quhet strategjik"
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka deklaruar gjatë një interviste për emisionin “Koaludim” në InTV se investimi në Palasë nuk mund të quhet strategjik. Fjala është për Green Coast, të ashtuquajturin fshat turistik që ndërtohet nga Samir Mane dhe në kuadër të ligjit për investimet strategjike përfiton lehtësi të konsiderueshme.
"Rritja e çmimit të ujit, arsye privatizimi i afërt i UKT-së"
Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, ka deklaruar sot se rritja e çmimit të ujit në Tiranë ka si arsye aferën e privatizimit të UKT-së.
“Rritja me 40 % e çmimit të ujit nuk do të përmirësojë furnizimin me ujë, por i shërben aferës korruptive për privatizimin e Ujësjellësit të Tiranës…
Prej 2 vitesh, ekspertët nuk pranojnë të çertifikojnë bilancet e Ujësjellësit të Tiranës për shkak të abuzimeve dhe keqmenaxhimit.
Fakt joKazan: Rritet çmimi i ujit në Tiranë
ISHTE:
Bëhet:
Guvernatori në lojën e qeverisë?
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka kërkuar sot nga bankat e dyta në Shqipëri që të vlerësojnë me objektivitet dhe të japin kredi për projekte që siç i quajti ai janë fisibël.
“Bilancet e bankave janë pastruar dhe gjendja e tyre është e shëndetshme. BSH kërkon që bankat të studiojnë kërkesat fisibël per kredi. Ka ardhur koha që kreditimi të zërë vendin që i takon në ekonomi”, tha Sejko gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Bankat dhe rritja ekonomike në Shqipëri”.
Aritmetika që duam
Kryeministri Edi Rama postonte dje në mbrëmje këtë llogari të cilës i vë etiketat që dëshiron.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523.107374215...
Akuza: Me buxhetin 2018 po pastrohen paratë e kanabisit. Të ndërhyjë FBI dhe DEA
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po kryen pastrim masiv të parave të drogës përmes buxhetit 2018. Në një dalje për mediat, Basha ka deklaruar se biznesi i ndërtimit është skemë tradicionale për pastrimin e parave dhe kjo po ndodh në Shqipëri.
Përfshirja në regjimin e TVSh-së/Biznesi i vogël: Protesta dhe ankim në Kushtetuese
Biznesi i vogël do të kundërshtojë regjimin e ri të TVsh-së në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, kryetari i shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, thotë se kjo politikë do të sjellë rrënimin e ekonomisë.
Kujt i shërbeu dhe për çfarë u bë mbyllja e thertoreve në mbarë vendin?
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shkruan në profilin e tij në Facebook se pas mbylljes së thertoreve ka një rritje të sasisë së mishit të importit. Një pasojë sipas tij jo e paparashikuar, e ndoshta e lobuar. Me pretekstin e sigurisë ushqimore, qeveria i ra shkurt edhe kësaj radhe, duke hapur rrugën e importeve me etiketa të standardit, por që shpërfillin kërkesën e konsumatorit shqiptar.