Akuza: Me buxhetin 2018 po pastrohen paratë e kanabisit. Të ndërhyjë FBI dhe DEA

Postuar në 13 Nëntor, 2017 15:49

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po kryen pastrim masiv të parave të drogës përmes buxhetit 2018. Në një dalje për mediat, Basha ka deklaruar se biznesi i ndërtimit është skemë tradicionale për pastrimin e parave dhe kjo po ndodh në Shqipëri.

“Bëni një kërkim modest dhe do kuptoni se në gjithë botën për pastrim parash janë ndërtimet. Projekti 1 miliard euro i koncesioneve nuk është vetëm pastrim parash në ekonominë private por edhe publike, se aty do pastrohen paratë pa tender, pa konkurrencë do t’u jepen disa kompanive që do të pastrojnë paratë e drogës Mbani shënim: Buxhetin e shkollave të Tiranës mund të ndërtosh 30 shkolla pse do të ndërtohen 14? Pse se me këtë projekt shqiptarët do të paguajnë dyfish çmimin e rrugës, qiranë e borxhit, do të zhyten në mjerim, banorët e drogës oligarkët e Ramës do t’i nxjerrin partë nga skutat ku i kanë futur dhe do t’i qarkullojnë lirisht. Në këtë kuptim për ta përmbledhur projektbuxheti 2018 duhet të administratoret nga Prokuroria nga FBI nga DEA, prokuroritë e Italisë, Gjermanisë si skemë për pastrimin e parave të drogës”, tha Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.