Blloku Ekonomi
Serbia injoron Gjermaninë për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë
Serbia “refuzon” qeverinë Gjermane për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së vënies në përdorim të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
Një raport i Sekretariatit të Energjisë, thotë se Serbia ka injoruar kërkesën për të emëruar një përfaqësues për negociatat, çka ka bllokuar bisedimet mes dy vendeve.
Burime pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë komfirmojnë se dy shtetet ende nuk kanë lëvizur për zbatimin e marrëveshjes që kanë bërë për të liçensuar në veri të Kosovës një kompani serbe për shpërndajen e energjisë.
Portofoli bankar i individëve, firo 220 mln euro në 2017
Qeveria e lexon me rritje ecurinë ekonomike të viteve të fundit, por të dhënat bankare flasin për tkurrje të kursimeve të individëve.
Kështu viti 2017-të u mbyll me një bilanc negativ për sektorin bankar, jo në aspektin e fitimeve të kësaj industrie, por mbi depozitat bankare. Kursimet e qytetarëve në banka shënuan rënien më të madhe në 6 vitet e fundit, duke u zbritur me 94 miliardë lekë, ose 700 milion euro në raport me vitin 2011-ë.
Gropa e rafinerisë së Ballshit dhe fiasko me miliarderin amerikan
Naftëtarët e Ballshit ndalën protestën pasi morën garanci nga qeveria se përmes një kredie do shlyheshin pagat e muajit nëntor. Megjithatë kjo duket një zgjidhje e përkohshme, pasi problemet me rafinerinë e Ballshit janë më të thella dhe zënë fill që në vitin 2008 me privatizimin e kompanisë "ARMO".
Në shtator 2016, qeveria aktuale bekoi në një ceremoni të veçantë atë që e shpallën si një marrëveshje private me një grup biznesmenësh "COGM Holding LTD" për të rivënë në punë rafinerinë.
Sheraton largohet nga Shqipëria
Rrjeti i hotelerisë “Sheraton” do të largohet nga Shqipëria. Kjo njoftohet nga Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) që shton se Sheraton ikën që më 1janar 2018.
Kushtetuesja lë në fuqi pabarazinë
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar një kërkesë të Gjykatës Administrative të Vlorës, e cila kërkonte shfquqizimin si antikushtetues të nenit 91/4 të ligjit nr. 7703 “Për sigurimet shoqërore…”. Neni në fjalë sanksionon të drejtën vetëm për gratë të njohjes së viteve të shkollimit të lartë me shkëputje nga puna për efekt pensioni. Kjo e drejtë u njihet grave pavarësisht vendit ku kryhet shkollimi, për periudhën e viteve 2000-2032 dhe kur shkollimi nuk është më shumë se gjashtë vjet.
Qeveria zgjidh punë vetëm po i zure derën
U desh rrugëtimi me këmbë nga Patosi në Tiranë qe naftëtarët e rafinerisë së Ballshit të merrnin zgjidhje për pagat e prapambetura të muajit nëntor. Thuajse i njëjti film si me banorët e Zharrzës që themeluar të parët këtë lloj proteste, duke detyruar ministrin e linjës të ulet në bisedime.
Përse duhet që bisedimet të kryhen në Tiranë dhe pasi naftëtarët zënë derën e ministrit, kësaj pyetje vetëm qeveria mund t'i japë përgjigje. Gjithsesi pas takimit me ministrin Gjiknuri është rënë dakord që naftëtarët do të marrin 100% të pagës së tyre për muajin nëntor.
Butrinti turistik përballë Shqipërisë joturistike
Revista “Monitor” sjell sot një shkrim të shkurtër mbi turizmin shqiptar. Apo më mirë mbi vlerësimet e të huajve, në këtë rast – Tripadvisor- për turizmin në Shqipëri. Nga vlerësimi në fjalë, rezulton se Butrinti është stacioni më i preferuar i Shqiëprisë nga turistët e huaj. Një rekord që qyteti antik në fjalë e mban prej dekadash.
http://www.monitor.al/tripadvisor-butrinti-mbreti-destinacioneve-per-tur...
Zyrtare, borxhi i Shqipërisë 70% e PBB-së
Stoku i borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë vlerësohet në 7,850.6 milionë euro në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, m një rritje me rreth 0.3% në terma vjetorë. Spas Bankës së Shqipërisë, stoku aktual vlerësohet në nivelin 70.0% ndaj pBB-së nominale2, raport ky rreth 5.0 pikë përqindje më i ulët krahasuar me atë të të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Mbyllja e thertoreve/7 mijë krerë të imëta të importuara nga Rumania në dy muaj (Video)
Vendimi i qeverisë shqiptare për të disiplinuar therjen e mishit ka dhënë efektet e para në importin e krerëve të imta. Bazuar edhe në të dhënat e INSTAT importi i mishit është rritur në vlerë. Klan Plus flet pér 7 mijë qingja dhe keca të importuar vetëm dy muajt e fundit.
Fatura e Veliajt sipas PD, 75 mijë lekë në muaj për çdo banor
Këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak tëTiranës akuzojnë Kryebashkiakun Veliaj se me buxhetin e vitit 2018 ka dyfishuar taksat për banorët e kryeqytetit. Ata thonë se fatura që çdo banor i Tiranës do t’i paguajë bashkisë është 75 mijë lekë taksa në muaj.