Sheraton largohet nga Shqipëria

Postuar në 30 Dhjetor, 2017 11:49

Rrjeti i hotelerisë “Sheraton” do të largohet nga Shqipëria. Kjo njoftohet nga Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) që shton se Sheraton ikën që më 1janar 2018.

Sheratoni (që një vit me parë u ble nga grupi më i madh hotelerik në botë Marriott) është një emër shumë serioz dhe me peshë në grupet e zinxhirëve hotelerik.
Për 14 vite me radhë Sheraton Tirana i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cënuar sic ishte Shqipëria, duke riskuar në kosto të imazhit dhe biznesit të vet, imazhin e një vendi ku s’kishte shkelur asnjë zinxhir hotelerik më parë. Për më tepër në 2003 kur Sheratoni vendosi të vinte në Tiranë, shumë pak kryeqytete në rajon kishin hotele brand të këtij niveli. Madje edhe sot e kesaj dite Sheraton nuk ka çdo vend fqinj.
…Nuk jemi të sigurt sesa rol mund të luante qeveria për të frenuar ikjen e të vetmit hotel brand në vend, por jemi të sigurt qe nuk mund te bente indiferentin por te ishte nje nga aktoret kryesor ne tavolinën e bisedimeve. Sepse përpara se të kërkohen hotele brand të reja, duhen mbajtur ato pak që kemi aktualisht.
Ndërkohë që nëse nuk lëvizet as një gur nga vendi për muaj të tërë, nëse i gjithë sektori i turizmit vazhdon të operojë për vite me radhë pa rregulla e standarde, në një klimë kaubojsish me informalitet në ekstem, nëse trendi ynë i turizmit po caktohet nga kompanitë e Evropes Lindore që thelbin e kanë tek lufta e çmimeve, nëse në Ministrinë e Turizmit nuk e dinë çdo të thotë fjala MICE, dhe nëse kryeqyteti ynë është nga të paktët që nuk ka akoma një zyrë dhe qendër konventash (“Convention Bureau” dhe “Convention center”), atëherë jo vetëm po t’u heqim taksat, por sikur edhe t’u japim lekë, nuk kanë për të na ardhur hotelet brand që duam, ndërkohë që po shtohen çdo ditë në Shkup, Podgoricë, Beograd, e pa folur për Zagrebin e Lubjanën

thuhet në deklaratën për shtyp të ATOA.

http://www.monitor.al/sheraton-largohet-nga-shqiperia-operatoret-turisti...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.