Portofoli bankar i individëve, firo 220 mln euro në 2017
Qeveria e lexon me rritje ecurinë ekonomike të viteve të fundit, por të dhënat bankare flasin për tkurrje të kursimeve të individëve.
Kështu viti 2017-të u mbyll me një bilanc negativ për sektorin bankar, jo në aspektin e fitimeve të kësaj industrie, por mbi depozitat bankare. Kursimet e qytetarëve në banka shënuan rënien më të madhe në 6 vitet e fundit, duke u zbritur me 94 miliardë lekë, ose 700 milion euro në raport me vitin 2011-ë.
Krahasuar me një vit më parë depozitat e individëve për periudhën janar-nëntor kanë rënë me 220 milion euro. Por ndryshe nga rezidentët, korporatat e mëdha kanë rritur paratë që mbajnë në llogaritë bankare, dukuri që vjen edhe nga formalizimit i ekonomisë, raporton Tv Klan.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë depozitat e qytetarëve në banka sot përbëjnë 26% të totalit të këtij portofoli, nga 40% që ishte pesha e tyre 5 vite më parë. Pavarësisht kësaj Shqipëria vijon të mbetet një nga vendet që ka nivelin më të lartë të kursimeve në raport me prodhimin e brendshëm kombëtar. Depozitat bankare sot përbëjnë 66.5% të GDP-së, nga 70% që rezultonin një vit më parë.
Add new comment