Blloku Ekonomi

Ku po shkojnë paratë e aksionit të ujit?

Postuar në 14 Mars, 2018 16:12

Në praktikën e disa njësive vendore, rritja e të ardhurave nga aksioni per disiplinimin e pagesave te ujit nuk ka shkuar për zërin e investimeve dhe as për shlyerjen e borxheve në sektorin e energjisë, por për pagat dhe bonuset për stafin. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me atë të Financave, kanë firmosur një shkresë ku i kërkojnë bashkive që të disiplinojnë shpenzimet dhe të ardhurat që do të përfitojnë nga nisja e aksionit në sektorin e ujit.

Përse fermerët nuk fitojnë nga aplikimi online?

Postuar në 14 Mars, 2018 16:08

Eksperti i Ekonomisë, Koço Broka gjykon se skema e mbështetjes financiare të fermerëve nuk do të jetë efikase për shkak të disa elementeve pengues. Sipas tij, Kritere të tilla si eliminimi i dokumenteve apo aplikimi online, nuk reflektojnë zgjidhje për fermerët, ndërsa e quan të nxituar vendimin për shkrirjen e drejtorive bujqësore.

Subvencionet, 90% e fermerëve mbeten të përjashtuar

Postuar në 13 Mars, 2018 16:36

Skema e qeverisë për mbështetjen e fermerëve me subvencione edhe këtë vit nuk do të plotësojë nevojat për më shumë se 90 për qind të tyre. Kjo për faktin se 320 mijë fermerë nuk janë ende të pajisur me NIPT, i cili është edhe kushti kryesor për përfitimin. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj komenton  për TEMA TV formulën duke sqaruar se edhe 10% e fermerëve që janë të formalizuar nuk kanë përfituar asgjë në këto 8 vitet e fundit. 

Përrallat futuriste të qeverisë!

Postuar në 12 Mars, 2018 16:00

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjinuri deklaroi një ditë më parë se brenda pranverës do të përfundojë studimi i fizibilitetit për aeroportin e Sarandës. Një aeroport turistik që sipas bindjes së tij do të jetë një nyje e rëndësishme që nuk do t’i shërbejë vetëm Sarandës, por edhe Korfuzit, pasi aty janë konsumuar të gjitha mundësitë për fluturim.

Babai i Web-it jep alarmin, kolosët e teknologjisë të pakontrollueshëm

Postuar në 12 Mars, 2018 10:02

World Wide Web feston më 12 mars ditëlindjen e tij të 29 dhe thmemeluesi britanik,  Tim Berners-Lee zgjodhi  pikërisht këtë ditë për të dhënë alarmin se disa kompani të mëdha të teknologjisë kanë shumë pushtet dhe se duhen imponuar rregullime dhe kufizime ndaj tyre.

Fatura e kripur e Prillit, dhuratë me zarfin e Ujësjellësit

Postuar në 08 Mars, 2018 16:52

Në muajin prill fatura e ujit për të gjitha familjet në Shqipëri do të jetë më e shtrenjtë. Qeveria ka vendosur që taksën e pasurisë t’ia lerë në dorë bashkive për ta mbledhur, e agjenti tatimor në këtë rast do të jetë drejtoria e Ujësjellësit. Sipas Tv Klan nëse sot një familje në kryeqytet paguan për shtëpinë e tij taksën e pasurisë në bazë të metrave katrorë që ka, nga prilli ai do e paguajë atë në bazë të vlerës së shtëpisë. Mesatarisht taksa e cila do të reflektohet te fatura ujit, do të jetë afërsisht 400 lekë në muaj, për një shtëpi që ka një vlerë 8 milion lekë.

Kreu i AKEP: Kompani celulare ndaluan analizën e tregut (Video)

Postuar në 07 Mars, 2018 18:19

Kompani celulare kanë lobuar që Autoritetit Elektronik dhe Postar të mos përfundonte analizën e tregut të nisur në vitin 2016 dhe kësisoj të shmangnin një raport që mund t’i nxirrte kompani të caktuara me fuqi dominuese apo të ndjeshme në treg.  Kreu i ri i këtij Autoriteti, Ilir Zela në një raportim në Komisionin e Veprimtarive prodhuese zbuloi një sër problematikash gjatë periudhës që AKEP drejtohej nga Pirro Xhixho.

Apeli i FMN-së: Jo më konçesione

Postuar në 06 Mars, 2018 20:34

Shqipëria duhet të ndalë dhënien e koncesioneve të mëtejshme. Ky është apeli i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që përmes përfaqësuesit të saj në Tiranë, Jens Reinke, mendon se edhe projekti “1 miliardë për rindërtim” duhet ndalur.

Në një intervistë për Top-Channel Reinke thotë se vendi nuk i menaxhon dot koncesione të mëtejshme.

"Gabi" ngjitet në krye. Zëvendëson blerjet online. Çfarë do të bëjë qeveria për ta mbyllur edhe këtë mundësi?

Postuar në 05 Mars, 2018 11:47

Revista ekonomike “Monitor” shkruan sot se tregu i rrobave të përdorura në Shqipëri ka njohur rritje të madhe. Gabi, siç edhe quhet në Tiranë, është bërë ofertë kryesore në një treg ku ka shumë nevoja, pak lekë, por edhe ku konformimi me luksin e dukjes në një xhiro në Bllok, synon gjetjen e një formule tipike shqiptare: Edhe mirë, mall firmato, edhe lirë, edhe e përdorur(shkeli syrin vetes), por edhe “status” prej klienti që di të kërcasë takat.

Bashkimi doganor me Kosovën, problem njësimi i dokumenteve

Postuar në 04 Mars, 2018 14:20

Unifikimi mes doganave të Shqipirësë dhe Kosovës i paraprin politikave dhe marrëveshjejeve të dy vendeve, por që të arrihet plotësisht do të nevojitet kohë. Drejtori i Procedurave Doganore, Saimir Sinani, thekson se sot për sot vështirësia qendron te njësimi i dokumenteve mes dy vendeve.

Ndërsa, lidhur me depozitimin e deklarimeve online të biznesit, tashmë procedura ka ndryshuar dhe verifikimi bëhet nga një punonjës i cili përzgjidhet autmatikisht nga sistemi, duke bërë edhe vlerësimin e çmimit sipas një metodologjie krejt tjetër nga ajo që është përdorur.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi