Apeli i FMN-së: Jo më konçesione
Shqipëria duhet të ndalë dhënien e koncesioneve të mëtejshme. Ky është apeli i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që përmes përfaqësuesit të saj në Tiranë, Jens Reinke, mendon se edhe projekti “1 miliardë për rindërtim” duhet ndalur.
Në një intervistë për Top-Channel Reinke thotë se vendi nuk i menaxhon dot koncesione të mëtejshme.
“Ne kemi deklaruar që kuadri institucional për menaxhimin e koncesioneve mbetet i papërshtatshëm. Sigurisht ndërtimi i kapaciteteve dhe institucioneve të duhura kërkon një kohë të caktuar, ndaj kemi këshilluar Qeverinë që të marrë një pushim të shkurtër, të pezullojë dhënien e koncesioneve të reja”, shprehet Reinke.
Ai ka shtuar se koncesionet jepen pa një analizë të qartë, një minus i madh ky për stabilitetin e vendit. Reinke ka theksuar se dhënia e konçesioneve përveçse politikë qeveritare kërkjon ekip ekspertësh dhe kuadër konkret që të administrojë llogaritë, të bëjë analizën e kosto-përfitimeve. Thënë shkurt, përfaqësuesi i FMN-së ka deklaruar se qeveria nuk po luan dot rolin e mbrojtësit të interesit public duke rrezikuar të ecë në një rrugë që nuk sjellë ndonjë gjë të mirë.
“Duhet të kemi një njësi të fortë në Ministrinë e Financave që bën analizën e kosto-përfitimeve për çdo projekt dhe të ketë fuqinë të refuzojë projektet pa leverdi. Duhet theksuar se Qeveria ka bere njëfarë progresi. Ka një njesi më të mirë për PPP-të në Ministrinë e Financave, si dhe një njësi për riskun fiskal, por kordinimi mes tyre nuk është i mirë dhe ato nuk luajnë një rol të mjaftueshëm në planifikimin dhe prioritarizimin e projekteve të investimeve”, tha Reinke.
Add new comment