Përrallat futuriste të qeverisë!

Postuar në 12 Mars, 2018 16:00

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjinuri deklaroi një ditë më parë se brenda pranverës do të përfundojë studimi i fizibilitetit për aeroportin e Sarandës. Një aeroport turistik që sipas bindjes së tij do të jetë një nyje e rëndësishme që nuk do t’i shërbejë vetëm Sarandës, por edhe Korfuzit, pasi aty janë konsumuar të gjitha mundësitë për fluturim.

Për katundin tonë ndoshta dëgjohet impresionuese ajo që thotë Gjiknuri se Saranda do t’i japë një dorë edhe Greqisë për të përballuar fluksin turistik. Mesa duket kemi arritur në këtë ditë, edhe pse në faza studimore. Projekte të tilla kjo qeveri ka patur që në 2013 kur premtonte me deputetin Alfred Peza se do e kthente Peqinin në një qendër të futbollit europian me binjakëzime të shumta me klubet më të njohura të Italisë.

Por me një kërkim të thjeshtë në internet edhe qeveria shqiptare mund të ishte e informuar se aeroporti i Korfuzit ka nisur një rinovim radikal gjatë  vitit 2007, pasi iu dha me konçesion kompanisë Fraport.

Rinovimi parashikon zgjerimin e terminalit me 10.294 m2 dhe rinovimin e terminalit ekzistues, rritje me 33% rritje në numrin total të portave (nga 9 në 12) si dhe rritje me 33% të pikave  të kontrollit (nga 6 në 8).  Këto të dhëna mjaftojnë të kuptojmë nëse qeveria greke pret ndihmën e Shqipërisë apo thjesht qeveria na serviri përrallat futuriste të rradhës.

https://el.wikipedia.org/wiki/%CE%9A%CF%81%CE%B1%CF%84%CE%B9%CE%BA%CF%8C...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.