Blloku Ekonomi
Bie sistemi i QKR, sorollatje për qyetetarët
Qendra Kombëtare e Biznesit nuk ka ofruar për disa orë shërbim këtë të martë.
Top-Channel raporton se aplikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit u bllokuan që në orën 8 mëngjesit të së martës, duke sjellë revoltë tek qytetarët, që panë se vetëm pas 4 orësh ndërprerje, puna të riniste riniste.
Ahmetaj shpjegon skemën: Po formalizojmë biznesin e madh (Video)
Paralelisht me grevën e biznesit të vogël, ministri i Financave, Arben Ahmetaj doli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar se futja në skemën e tvsh-së e subjekteve me xhiro mbi 2 milionë lekë bëhet për të formalizuar biznesin e madh dhese nuk ka për qëllim të shtojë kostot për biznesin e vogël.
Protesta e biznesit ndaj vendosjes së TVSh-së, ulen qepenat (Video)
Biznesi i vogël duket se i është përgjigjur thirrjeve të opozotës për të protestuar kundër uljes së pragut të TVSH-së. Sipas disa raportimeve në media të ndryshme, reagime ka patur edhe në qytete të tjera veç Tiranës, duke formësuar kështu një solidaritet për çështje mirëfilli ekonomike, aty ku edhe duhet përqendruar protesta e të gjithëve. Në këtë kuptim edhe protesta e Kukësit, ishte ekonomike, ndonëse u politizua nga qeveria.
Taksë e sheshtë apo progresive?
Partia Demokratike i është rikthyer edhe njëherë idesë për rikthimin e taksës së sheshtë. Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, duke iu referuar tatimit mbi të Ardhurat personale tha se do të shfuqizojë normën progresive, për të miratuar tatimin 9 për qind për pagat. Të ardhurat që vijnë nga paga zënë rreth 60 % të strukturës së tatimit mbi të ardhurat personale dhe për opozitën kjo tregon se politika e qeverisë për taksën progressive rëndon më shumë tek shtresa e mesme dhe rrogëtarët, barra e të cilëve është rritur, duke reduktuar të ardhurat.
PD popozon TVSH 15%
Teksa qeveria e majtë ka hedhur poshtë çdo mundësi për reduktimin e normës së TVSH-së, nga opozita vjen një propozim për uljen në 15% të kësaj tarife. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një takim me shoqata të biznesit se ulja e normës së TVSH-së është pjesë e planit të kësaj force politike për ekonominë.Kujtojmë që norma e TVSH-së nuk është 20% dhe nuk është ulur asnjëherë, si nga qeveritë e majta ashtu dhe ato të djathta, ndonëse vite më parë u përfol një ulje me 1 pikë përqindje.
Protesta e biznesit, qeveria ndryshon strategji për TVSH-në
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i kërkon administratës tatimore mosaplikimin e gjobave deri në dhjetor 2018, për gabimet në deklarim për bizneset e vogla që përfshihen në TVSH. Edhe pse tregtarët kanë kërkuar anulim të vendimit, ministri ka reflektuar me një rrugë të mesme për të evituar protestat.
TvT
2 miliardë euro jashtë sistemit bankar, Banka e Shqipërisë pa statistika zyrtare për valutën e huaj
Paraja jashtë sistemit bankar shqiptar arriti kulmin në fund të 2017 duke regjistruar një shifër rekord prej 265 miliardë lekësh, sipas bankës qendore, ose rreth 2 miliardë euro.
Kjo shumë përbën një të pestën e parasë që qarkullon gjithsej në ekonominë tonë. Në shkurt të 2018 paraja jashtë sistemit bankar ishte 257 miliardë lekë, gati 500 milionë euro më shumë se shkurti i 2014.
Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë me barrën e lartë fiskale që e detyron biznesin të operojë në një ekonomi informale.
TVSh për biznesin e vogël, sipërmarrësit protestojnë duke ulur qepenat
Në shenjë proteste për vendimin e përfshirjes në regjimin e TVSH-së, tregtarët e tregut ushqimor në Tiranë kanë ulur qepenat për afro dy orë. Të frikësuar për të dalë para kameras, ata shprehen se rruga e vetme tashmë mbetet falimentimi.
TemaTv
Hidhet në kosh premtimi për uljen e Tvsh-së (video)
Një nga premtimet e hershme të Partisë Socialiste dhe posaçërisht të kryeministrit Edi Rama për diferencimin e tvsh-së për mallrat e shportës është hedhur përfundimisht në kosh.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj i pyetur nga deputetët në grupin parlamentar socialist deklaroi se qeveria nuk ka asnjë plan për të ulur normën e tvsh-së edhe pse vende të tjera të rajonit e kanë normën e tvsh-së më të ulët se Shqipëria.
Pretendimi i bizneseve/Trau në Rrugën e Kombit rrit me 6 % koston e tregëtisë
Tarifa e qarkullimit në “Rruga e Kombit” sipas ekspertëve të fushave ekonomike dhe përfaqësuesve të bizneseve, do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Alban Zusi, nga Qendra e Eksporteve përllogarit se kostot do të rriten deri në 6 për qind. Të shqetësuar janë edhe drejtuesit e autobusëve të linjave me Kosovën.
TemaTv